Legjenda e Junajtid kritikon zgjedhjen e Anglisë, Nevil: Tomas më i miri për momentin, por duhej vendës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 17:07

Legjenda e Junajtid kritikon zgjedhjen e Anglisë, Nevil: Tomas më i miri për momentin, por duhej vendës

Geri Nevil ka vënë në pikëpyetje nëse emërimi i Tomas Tuhelit i përshtatet angazhimit të Federatës së Futbollit për të vijuar punën me trajnerë anglezë, pavarësisht statusit të gjermanit si “menaxheri më i mirë në dispozicion në botë” për momentin.

geri nevil

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Junajtid, i cili luajti 85 herë me kombëtaren, thotë se ka një element zhgënjimi që posti kryesor i Anglisë i ka shkuar një trajneri të huaj dhe se vendimi ndihet si “instinktiv” dhe jo “strategjik”.

“Ata ndoshta morën trajnerin më të mirë të disponueshëm në botë në këtë moment” tha Nevil në “Sky Sports News”. “Duke konsideruar këtë kriter, ata janë absolutisht në rregull. Por nuk jam i sigurt nëse ai plotëson kriteret e ‘St George’s Park’ dhe besimin te trajnerët anglezë dhe rritjen e performancës së ekipeve angleze gjatë viteve të fundit. Jo vetëm për meshkujt, por edhe për femrat dhe për të rinjtë. ‘St George’s Park’ do të ishte një vatër për të provuar se trajnerët anglezë mund të rikthehen në majat e futbollit europian. Nuk ndihet si një vendim strategjik, por ndihet si një vendim instinktiv pas asaj që ka ndodhur në dy javët e fundit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"