Legjenda e Juventusit: Milani duhet të përdorte armët e veta kundër Liverpulit, Leao duhet të rebelohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2024 | 18:41

Legjenda e Juventusit: Milani duhet të përdorte armët e veta kundër Liverpulit, Leao duhet të rebelohet

Edhe Alesandro del Piero është në grupin e atyre që karikojnë Milanin.DEL PIERONuk ka si të jetë ndryshe në një moment kur kuqezinjtë kanë fituar vetëm një ndeshje kampionat dhe pësojnë mesatarisht dy gola çdo 90 minuta. Legjenda e Juventusit, në analizën e tij për rrjetin “SKY”, nuk ka kursyer kuqezinjtë.

“Mund të jesh edhe më i dobët në teori, por në këtë kontekste çdo futbollist në fushë të nxjerrë diçka më shumë. Milani duhet të përdorte armët e veta. Është e vërtetë që Leao u shërbye për herë të parë në minutën e 20-të, por në një moment duhet të shkojë të marrë topin,  të jetë lider. Pavarësisht se çfarë i thotë trajneri”, ka deklaruar Alesandro del Piero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"