Legjenda Shvainshtaiger me fjalë zemre: Tripletën e vitit 2013 nuk endërroj as me Botërorin në Brazil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 0:01

Legjenda Shvainshtaiger me fjalë zemre: Tripletën e vitit 2013 nuk endërroj as me Botërorin në Brazil

Sezoni pasues në Champions mund të jetë një etapë shumë eveçantë për Bajernin. Pas vitit 2012, ata do te kenë mundësinë e dytë për të luajtur një tjetër verdikt prestigjioz në”Allianz Arena”. Finalja e vitit 2012 u humb ngushtë me Çelsinnë penallti.

SHVAJN

Një figurë tragjikenë atë kohë ishte, ndër të tjera, Bastian Shvainshtaiger, i cili nukmundi të ekzekutonte penalltinë e fundit mbi vijën e portës. Në intervistën së fundmi , Shvajn reflektoi mbi atë që ishtendoshta loja më formuese nëkarrierën e tij, te teksa ushpreh:

“Nëse ka një ndeshjeqë do të doja të luaja sërish, dotë ishte pikërisht kundër Çelsit, por sigurisht me një rezultattjetër. Unë nuk e kam përpunuar plotësisht rezultatin, ndërsado të kishte qenë diçka unike nëse do ta kishim fituar këtëtrofe në qytetin tonë. Ende e ndiej si një plagë të vogël nëzemër”, tha ish-mesfushori gjerman.

Për Bastian, viti 2013,ishte etapa më e rëndësishëm e karrierës së tij në klub. Nërenditjen personale, ish-mesfushori shijoi edhe tripletën meBajernin:

“Fitimi i Botërorit në vitin 2014 dhe sjellja e kupësnë Gjermani ishte padyshim kulmi, por gjëja më e madhe nëkarrierën time përkon me fitimin e tripletës për herë të parëme Jup Hajnkes”, e mbylli Shvajnshtaiger. Një fitore e bavarezëve në ciklin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve do tëishte sigurisht një ngjarje që do të ngushëllonte disi ikonë efutbollit gjerman, ndoshta mund t’i shëronte “plagën në zemër”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"