Legjenda zikaltër tregon vështirësitë e fillimit. Zaneti: Bëra një vit muratorin, kur nuk funksionoi me Indipendienten
Karrierën, historinë e Havier Zanetit tek Interi dhe kombëtarja e tij e njohin të gjithë, por ish-mbrojtësi nuk e ka pasur çdo gjë të lehtë në fillimet e tij. Në një intervistë për “ESPN”, zëvendëspresidenti aktual i Interit foli për periudhën e tij “të ngecur” në Roho, para se të transferohej në Tajeres e më pas në Banfild.
“Ishte sepse isha i vogël. Për fat të mirë u rrita, fillova të luaja dhe realizova ëndrrën time për të qenë futbollist”, tha “Pupi”, që para se të gjente vendin e tij në botë, duhej të gjente rrugën larg futbollit. “Kur Independiente më la të shkoja, punova si murator për një vit. Më pas qëndrova në Tajeres dhe bëra debutimin tim të parë në Primera B Nacional (kategoria e dytë e futbollit argjenitnas).
Kur Banfild u ngjit, më blenë dhe fillova në kategorinë e parë”, u shpreh “Pupi”. Përveç këtij episodi, Zaneti ka ndarë edhe një tjetër moment të trishtë të jetës së tij, ndarjen nga jeta të mamasë në 2011-ën. “Ndodhi pas fitores në finalen e Kupës së Italisë me Palermon. Pas festimeve mora një mesazh zanor prej saj, ku ishte shumë e lumtur sepse e kishte parë ndeshjen.
Kjo ishte hera e fundit që dëgjova nga ajo, të nesërmen në mëngjes mora lajmin për vdekjen e saj. Jeta ndonjëherë të jep momente trishtimi të madh”, tregoi argjentinasi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"