Legjitimiteti në KOKSH, përplasje Zhupa-Ylli në Komisionin Parlamentar të Edukimit: Pse nuk zbaton vendimin e KAS-it?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2024 | 10:40

Legjitimiteti në KOKSH, përplasje Zhupa-Ylli në Komisionin Parlamentar të Edukimit: Pse nuk zbaton vendimin e KAS-it?!

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ishte dje në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për të raportuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë sportive ndërkombëtare dhe zhvillimin e sportit në vend.

sdfsdfdsfdsfsd

Një mbledhje ku Ylli kërkoi dyfishimin e buxhetit për sportin, si dhe rishikimin e Ligjit të Sportit. Por gjithashtu dhuroi edhe përplasje të forta mes kryetares së komisionit, Ina Zhupa dhe kreut të KOKSH-it. Zhupa shprehu pretendimet e saj për ligjshmërinë e Yllit në krye të Komitetit Olimpik pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) të Lozanës në lidhje me asamblenë e janarit 2021. KAS siç dihet, më 17 qershor 2024 e shpalli të paligjshme asamblenë, duke i dhënë të drejtë Federatës Shqiptare të Futbollit që kishte e çuar këtë çështje në Lozanë.

DEBATI – Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në rolin e kryetares së komisionit iu drejtua kështu presidentit të KOKSH-it: “Ylli, a mund të na thoni a keni dijeni me këtë vendim të KAS-it, cili është qëndrimi juaj dhe pse është zhvilluar një asamble tjetër pas kësaj?”, u shpreh Xhupa. Pyetje së cilës Ylli iu përgjigj:

“Kjo është një asamble e KOKSH-it në janar 2021 dhe unë kam qenë deputet. S’kam qenë në këtë asamble dhe as s’e kam organizuar unë. Unë jam zgjedhur në prill, mbas 4 muajsh”, deklaroi Ylli. Kujtojmë se në asamblenë në fjalë u shkarkua ish-presidenti Viron Bezhani, si dhe u bënë ndryshime statutore. Më konkretisht një nga pikat statutore që u ndryshua në asamblenë e janarit 2021 ishte ajo për lejimin e njerëzve që vinin nga politika për ka kandiduar për president të KOKSH-it. Ishte ky ndryshim që i hapi më pas edhe rrugën Fidel Yllit për t’u zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në asamblenë pasardhëse të mbajtur në prill të po atij viti.

Ndërkohë, më tej Ina Zhupa vijoi: “Ju në konceptimin tuaj dhe si ish-deputet dhe president mendoni se duke e rrëzuar KAS atë asamble që s’keni qenë ju, por ka ndryshuar më pas rregullat që do zgjidheshit ju, iu ka prekur ligjshmërinë ju? Nëse s’do zhvillohej ajo asamble, a do zgjidheshit më pas ju!?”, deklaroi Zhupa.

Megjithatë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, Ylli vazhdoi të këmbëngulte se asambleja e janarit 2021 nuk ka pasur ndikim në zgjedhjen e tij në drejtim të KOKSH: “Ajo asamble nuk e cenon fare zgjedhjen time, absolutisht zero. Është një ish-president që i kishte mbaruar mandati dhe nuk donte të mblidhte asamblenë”, tha Ylli. Një debat që u ndërpre më pas nga Evis Kushi, zv.kryetare e komisionit. Kushi, në emër të maxhorancës kërkoi ndërprerjen urgjente të mbledhjes, pasi sipas saj çështja po kthehej në politike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"