Levandovski i kthehet fiksimit të vjetër: Nuk e di pse nuk ma dhanë “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2024 | 19:00

Levandovski i kthehet fiksimit të vjetër: Nuk e di pse nuk ma dhanë “Topin e Artë”

Thonë (dhe është e provuar në fakt) se koha është ilaçi më i mirë për të shëruar plagët. Por ka dhe nga ato plagë që edhe pse vitet kalojnë nuk mbyllen edhe aq lehtë. Rasti për të cilin po flasim është ai i sulmuesit të Barcelonës, Robert Levandovski dhe “Topi i Artë” i munguar për të në vitin 2020.

ewrwrewerwer

Gjatë një interviste me ish-legjendën e Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand, sulmuesi i Barcelonës, këmbënguli se nuk e kupton pse nuk iu dha ai trofe në vitin 2020, kur çmimi u vendos të anulohej për shkak të ndikimit të pandemisë “COVID-19”. Sulmuesi polak, i cili foli me ishlojtarin në podkastin e tij, theu rekordin e golave në Bundesligë në sezonin 2020-2021. Për më shumë vitet kalendarik 2020 dhe 2021 ishin vitet e tij më të mira si profesionist.

Por si për ironi të fatit “France Football” vendosi të anulonte edicionin e vitit dhe ia dha çmimin Lionel Mesit në vitin 2021. “Në atë moment nuk e kuptova pse duhej anuluar, pse nuk ma dhanë atë çmim. Po luheshin të gjitha ligat, po luhej Liga e Kampioneve dhe për mua kishte mjaft pikëpyetje, si, pse, çfarë? E di që futbolli ndonjëherë funksionon si politika, sepse nëse ke futboll, ti je në biznes dhe nëse keni një biznes, jeni në politikë”, tha polaku. i pyetur nga Ferdinand nëse do ta pranonte çmimin nëse revista franceze ia jepte tani, katër vjet më vonë, Levandovski ka qëndruar në të njëjtën linjë me deklaratat e veta të mëparshme për këtë çështje: “Sigurisht që do ta pranoj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"