Levandovski në formë të shkëlqyer, sulmuesi i Barcelonës shënon më shumë se i gjithë ekipi i Kumbullës
Bajerni është lënë pas, Reali është lënë pas. Këtë të diel Barcelona do të ketë një tjetër sfidë delikate teksa do të përballet me Espanjolin në “Montjuiç”.Një ndeshje delikate nisur nga fanti se është një derbi, më shumë se sa i përket diferencës teknike mes dy ekipeve. Këto ndeshje janë gjithmonë të veçanta për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave, por e vërteta është se Barça dhe Espanjoli mbërrijnë në dinamika shumë të ndryshme.
Espanjoli është një pikë mbi zonën e rënies dhe në gjashtë ndeshjet e fundit llogarit një fitore dhe pesë humbje. Nga ana tjetër, Barça ka fituar pesë ndeshje radhazi, dy të fundit me prestigj të jashtëzakonshëm: 4-1 kundër Bajernit në Ligën e Kampionëve dhe 4-0 kundër Realit të Madridit në “Bernabeu”.
Një performancë korale nga e gjithë skuadra, por me një golashënues që dallon mbi të tjerët. Robert Levandovski po rizbulon versionin e tij më të mirë në këtë fillim sezoni dhe golat po duken si një lojë fëmijësh për të. Janë 14 gola që ai ka shënuar në La Liga, sa dyfishi i golashënuesit të dytë më të mirë në Spanjë: Ajoze Perez i Vijarrealit me shtatë gola. Një distancë e madhe për momentin, teksa jemi vetëm në javën e 11- të të kampionatit. Shifrat që e lejojnë atë të jetë lideri i vetëm në garën për “Këpucën e Artë”.
Shifrat e golave të polakut marrin një dimension edhe më të madh nëse i krahasojmë rivalin e ardhshëm të Barcelonës, Espanjolin. Skuadra bardheblu deri më tani në këtë sezon ka arritur të shënojë vetëm dhjetë gola, duke qenë skuadra e gjashtë në kompeticion që ka shënuar më pak gola në këtë pikë. Golashënuesi më i mirë i bardhebluve është Havi Puado, me tre gola të shënuar. Hofre Karreras vijon me dy gola; ndërsa Tehero, Romero, Kumbulla dhe Veliz shtojnë një. Me fjalë të tjera, Levandovski ka shënuar katër gola më shumë në La Liga sesa 21 lojtarët e Espanjolit që kanë marrë pjesë në këtë kompeticion këtë sezon.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"