Levandovski nuk mendon të tërhiqet nga Barcelona: Dua të qëndroj gjatë këtu
Mediat spanjolle kanë zbardhur pjesë-pjesë intervistën që Robert Levandovski ka dhënë për Rio Ferdinand. Mes të tjerash, në intervistë, sulmuesi polak ka folur dhe për të ardhmen e tij, duke mos fshehur dëshirën për të vijuar gjatë.
“Nuk mund të bëj shumë plane afatgjata tani. Ndoshta, pas dy ose tre vjetësh, do të ndihem sikur nuk dua të luaj më në nivelin më të lartë, por në këtë moshë (36), nuk mund ta dish saktësisht se çfarë do të ndodhë. Por ndihem sikur jam aty ku kam ëndërruar të jem, në vendin e duhur, me njerëzit e duhur. Mënyra se si tifozët e Barcelonës më kanë mbështetur ka qenë e pabesueshme.
Do të preferoja të mos flas për detajet e negociatave me klubin. Për mua, të jesh pjesë e Barcelonës nuk është vetëm të jesh lojtar. Mendoj se mund të jem një figurë e rëndësishme në klub në të gjitha departamentet. Më pëlqen të ndaj atë që mendoj, mendimet e mia. Kam pasur shumë përvoja në futboll, menaxhim dhe gjithçka që lidhet me industrinë, kështu që mendoj se mendimet e mia mund të jenë të dobishme”, tha Levandovski.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"