Levandovski tremb Barçën, blaugranat duhet të paguajnë 147 milionë euro për transferimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2024 | 10:44

Levandovski tremb Barçën, blaugranat duhet të paguajnë 147 milionë euro për transferimet

Robert Levandovski ndezi dritat e alarmit te Barcelona, pas një dëmtimi të pësuar të martën në mbrëmje në ndeshjen që Polonia zhvilloi kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve.levaLojtari nuk ishte në formacionin titullar, diçka krejtësisht befasuese. Ishte trajneri polak, i cili tregoi se futbollisti kishte pësuar një dëmtim të lehtë kundër Portugalisë dhe për këtë arsye ai e nisi nga stoli. Megjithatë, përkundër këtyre shqetësimeve, sulmuesi u fut në lojë në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Sviderskin. Por edhe ai gjysmë ore lojë që luajti, nuk i shkoi mbarë sulmuesit. Veterani i Barcelonës mori një goditje të fortë nga Livakoviç që e bëri të largohej nga fusha e lojës duke çaluar.

Lojtari i Barçës siguroi kur u largua nga stadiumi se këmba e tij ishte mirë, por te Barça nuk duken dhe aq të qetë, duke u mjaftuar me fjalët e sulmuesit të tyre. Mjekët pritet ta ekzaminojnë sulmuesin për të parë nëse është i aftë për të luajtur ndeshjen e fundjavës së ardhshme kundër Seviljes. Pavarësisht se dëmtimi i Levës nuk duket asgjë shqetësuese, Flik mund të marrë vendimin për t’i dhënë një pushim në mënyrë që ta ketë në formë optimale për ndeshjet e mëdha javën e ardhshme, kundër Bajernit në Champions dhe Realit në La Liga.

BORXHET – Por Barcelona është zhytur edhe në të tjera probleme. Që kanë të bëjnë me borxhe të vjetra e të reja në lidhje me transferimet e lojtarëve. Barça, në total, i detyrohet pak më shumë se 147 milionë euro, 45 prej të cilave do të kthehen në afat të shkurtër dhe 102 në afat të gjatë. Kurioz është fakti për Levandovskin, ku vetëm për polakun, Barcelona do të duhet të paguajë 7 klube të ndryshme. Barça i detyrohet 21 milionë euro Bajernit, Dortmundit 156,000 euro. Klubet e tjera janë Legia (100,000), Leh (238,000), Delta (66,000), Znicz (222,000).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"