Levandovskin nuk e mbajnë nervat pas humbjes: Nuk jam mesfushor që të kthehem mbrapa, duhet të qëndroj në zonë
Humbja e Polonisë përballë Portugalisë ka sjellë përsëri tension në radhët e polakëve dhe këtë herë as Robert Levandovski nuk është përmbajtur me komentin e tij. Lojtarët kanë pranuar pas sfidës se kanë vështirësi në ndërtimin e manovrës dhe Leva ishte ai që dha mendimin më të qartë.
“Nuk jam mesfushor dhe detyra imë nuk është që të kthehem te linja fundore për të marrë topin në gjysmëfushën time. Ndoshta mund ta bëj gjatë stërvitjeve. Gjatë ndeshjes, duhet të jem më afër zonës së rreptësisë dhe të pres krosimet, pasimet apo ndonjë top derisa të ndodhë ndonjë gjë. Ky është aspekti që duhet të përmirësojmë ose ndryshojmë,
Jo vetëm ndaj Portugalisë, por në përgjithësi, duket se nuk kemi shpesh topin pranë zonës kundërshtare dhe roli i sulmuesit është ai që të mundohet të bëjë diçka aty”, tha sulmuesi polak pas sfidës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"