Postuar: Qershor 3, 2026 | 18:27
Lëvizje për të ndryshuar fatin e karrierës, Armando Broja përfundon në duart e Raiolës
Armando Broja nga sot ka ndryshuar agjent. Futbollisti i Kombëtares shqiptare tashmë qëndron në listën e lojtarëve që bashkëpunojnë me “Team Raiola”.

Vinçenzo Raiola është nipi i të ndjerit Mino Raiola. Bashkë me Hoze Fortes Rodrigez qëndrojnë si agjentë që kanë një listë të gjatë me lojtarë. Bëhet fjalë për futbollistë si Donaruma, Rajan Gravenberk, Miki Van De Ven, Levi Koluill.
Bërnli investoi rreth 20 milionë paund për të blerë kartonin e Brojës nga Çelsi. Kjo lëvizje sa i përket agjentit mund të ndryshojë karrierën e sulmuesit shqiptar.
Bërnli do të luajë sezonin e ardhshëm në Championship. Nëse Broja qëndron, do e kishte edicionin e parë në një kategori të dytë.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













