Lëvizje të reja dhe gola, Milani mirëpret… Leaon! Si portugezi rilindi në 13 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2024 | 11:15

Lëvizje të reja dhe gola, Milani mirëpret… Leaon! Si portugezi rilindi në 13 ditë

Goli i shënuar më fanellën e Portugalisë kundër Polonisë, është imazhi i një Rafael Leao të ri: një gol i mrekullueshëm që ndërthur karakteristikat tipike të talentit portugez, fuqia fizike dhe shpejtësia e tepruar me zbritje nga zona në zonë.leaooMë të vëmendshmit dalluan pozicionim dhe veprime të reja me top me nisjen e pazakontë nga ana e djathtë. Gjithçka duket si dëshmi e një djali që mbase e ka kuptuar se mund të jetë vendimtar në çdo cep të fushës e në çdo mënyrë.

13 DITË

Trembëdhjetë ditë më parë Milani po përgatitej të zbriste në fushë në “Santiago Bernabeu” për t’u përballur me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve. Kuqezinjtë ofruan një paraqitje të bukur, ndoshta më të mirën e sezonit që u shoqërua me fitore bindëse. Dhe ndoshta nuk është rastësi që përkoi me një nga garat më të mira të Rafael Leaos.

Në natën e yjeve, portugezi luajti një ndeshje ku zbatoi me devotshmëri çdo detyrë. Ai rezultoi dërrmues, si gjithë skuadra: fitoi këndoren nga ku erdhi goli i Çaut, goditi portën i parë për në rrjetën e Moratas dhe i dha një asist fantastik Reijndersit. Por sapo u fikën dritat e skenës më të lakmuar në botë, Rafa vazhdoi të shkëlqejë: në ndeshjen jashtë fushe në Kaljari, një tjetër performancë e shoqëruar këtë herë me një dopietë të bukur, e cila, megjithatë, për shkak të performancës në mbrojtje të skuadrës, nuk solli tre pikë. Dhe më pas të shtunën, me kombëtaren, një tjetër ndeshje e mrekullueshme e lartësuar nga një gol. I treti brenda javës, pas më shumë se dy muajsh pa shënuar.

MUAJT E ARDHSHËM

Dhe kështu, pas disa muajve fillestarë të trazuar, në të cilët Leao duhej të ambientohej me një trajner të ri dhe të përshtatej me një mënyrë të re të lojës, tani numri 10 duket se ka arritur një ndërgjegjësim të ri. Dhe goli në kombëtare e certifikon momentin e tij pozitivë, pavarësisht se janë të shumtë ata që besojnë se 25-vjeçari mund të bëjë edhe më tepër. Vetë Rafa, në fillim të javës, direkt nga grumbullimi e Portugalisë, i kishte vënë kapak periudhës së fundit (dhe mosmarrëveshjeve me trajnerin) duke u shprehur i gatshëm për të parë nga e ardhmja. Dhe e ardhmja thotë se Milani ka shumë nevojë për talentin e tij më të mirë për t’u ngjitur në një renditje që aktualisht nuk po buzëqesh.leao

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"