Lezhjanët gjejnë pasuesin e Dritan Smajlit, Edmond Dalipi është trajneri i ri i Besëlidhjes
Drejtuesit e skuadrës lezhjane nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë emëruar trajnerin e ri. Pas dy ditësh pushim, të mërkurën e 9 tetorit, Besëlidhja ka nisur punën për javën e katërt të kampionatit.
Para kësaj jave, Besëlidhja do të ndeshet me Valbonën në shtëpi në kuadër të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Dje Besëlidhja u grumbullua nën urdhrat e trajnerit Edmond Dalipi, të cilit i është besuar pankina lezhjane pas dorëheqjes së Dritan Smajlit.
Të shtunën e shkuar, lezhjanët u mundën në shtëpi nga Iliria me shifrat 0-2, duke zbritur në vend të katërt të klasifikimit me 1 pikë larg kreut. Sipas burimeve pranë klubit, trajneri Edmond Dalipi ka nënshkruar kontratën me presidentin Xhulio Noka dhe menjëherë ka nisur stërvitjen.
PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"