Li Karslei në debutim me Anglinë: Duel delikat, por do të fitojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 14:00

Li Karslei në debutim me Anglinë: Duel delikat, por do të fitojmë

Dublini ka rezultuar një fortesë e vështirë për t’u kaluar nga Anglia në vitet e fundit në spektrin e futbollit. Trajneri Li Karslei do të përpiqet që ta ndryshojë këtë trend.

karsli

Pikërisht ky takimi do jetë debutues për të, i cili do të tentojë ta nisë me këmbën e mbarë këtë kompeticion. Në prag të duelit, Li Karslei ka bërë detyrën në zonën e prononcimeve:

“Është e vërtetë se grupi nuk është i plotë për shkak të problemeve fizike, por kjo nuk na bën inferiorë në menaxhimin e kontingjentit. Janë afruar disa emra të rinj, të cilët kanë cilësi dhe dëshirë të madhe. Përsa i takon formës së Grinud, ne jemi në dijeni, por nuk e kemi në konsideratë aktualisht.

Fokusi është tek Irlanda. Ata janë grup i vështirë në shtëpinë e tyre. I kemi bërë detyrat në stërvitje, tashmë është koha të reflektojmë në fushë, me fitore”, përfundoi trajneri i kombëtares angleze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"