Lider si kuqezi dhe në hije tek Interi, Asllani me 2 fytyra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2024 | 12:25

Lider si kuqezi dhe në hije tek Interi, Asllani me 2 fytyra

Kristjan Asllani me dy fytyra. I buzëqeshur dhe i lumtur me Shqipërinë, por i mërzitur dhe me pak hapësira me Interin. Vendimtar me kuqezinjtë, por jo aq shumë si pasardhësi i Hakan Çalhanoglusë.MixCollage-16-Oct-2024-12-24-PM-9400Kush është Asllani i vërtetë? Pse ky ndryshim mes dy fanellave që mban veshur? “Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një hapësirë speciale mesfushorit të Kombëtares shqiptare, që të hënën në mbrëmje ishte vendimtar me golin e tij për t’i dhënë ekipit tonë 3 pikë të arta dhe një fitore të çmuar në Gjeorgji. “Gjëja më e rëndësishme që dua të evidentoj është fakti që këtu (me Kombëtaren) luaj pak më i avancuar dhe duhet që të jem më shumë aktiv në fazën sulmuese për të ndihmuar shokët e skuadrës me gola dhe asiste”, tha mesfushori pas ndeshjes në Gjeorgji. A është ky realisht problemi? Dhe nëse po, atëherë ai mund të zgjidhet nga trajneri Simone Inzagi.

Ajo që është e vërtetë është fakti që kur sheh fanellën kuqezi, Asllani është shumë më ndryshe sesa kur vesh atë zikaltër. Në një anë është protagonist, ndërsa në tjetrën është rezervë. Sigurisht që në hierarkinë e Interit ka përpara Hakan Çalhanoglunë që është një nga lojtarët më të aktivizuar të Simone Inzagit dhe ta parakalojë atë ndoshta nuk do të jetë e lehtë për disa sezone. Por Asllani do të marrë minutat dhe vëmendjen e Inzagit në ndeshjet ku turku duhet të pushojë. Italianët madje ditë më parë bënë një analizë ku evidentonin një problem në skuadrën e Interit kur nga fusha e lojës largohej Hakan Çalhanoglu. Mos ndoshta përpara mbrojtjes nuk është roli ideal për shqiptarin? Koha do ta tregojë.

STATISTIKAT- Ky trend kuptohet shumë qartë vetëm në analizën e statistikave të këtij sezoni. Asllani është aktivizuar në 6 ndeshje me skuadrën e Interit, 5 në kampionat dhe 1 në Champions. Por prej tyre ka qenë si titullar vetëm kundër Monzës ku zikaltrit barazuan 1-1. Aktivizimet e tjera i ka nga stoli. Ndërkohë që në këtë periudhë me fanellën kuqezi ka luajtur 4 ndeshje, të gjitha si titullar, edhe atëherë kur nuk ka qenë në formën më optimale fizikisht. Madje, edhe kur ndeshjet janë shumë afër me njëra-tjetrën. Silvinjo nuk bën dot pa Asllanin. Në total me Interin gjatë sezoneve të fundit ka koleksionuar 66 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 1 gol dhe të japë 2 asiste për shokët e skuadrës. Me fanellën e Kombëtares shqiptare ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Po ashtu ka dhënë edhe një asist në eliminatoret e Europianit.5GENTJAN ALINANI-PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"