Liga e Biznesit, “shi milionash” për Champions-in e italianëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2025 | 20:32

Liga e Biznesit, “shi milionash” për Champions-in e italianëve

Liga e Kampionëve ose Liga e Biznesit. Vetëm për të qenë të qartë: Milani ka fituar tashmë më shumë miliona nga kjo Ligë e Kampionëve sesa në të gjithë atë të mëparshmen. Kualifikimi për në “play off” të këtij Champions-i do të shtonte fitime që duhet të jenë mes 54 dhe 62 milionë euro.

champions-league.jpg

Ka pak gjasa që kuqezinjtë të dështojnë të arrijnë objektivin minimal, sepse nuk janë më të arritshëm nga klubet nën vendin e 26-të. Me pak fjalë, nuk duhet shumë për të kaluar në turne ose të paktën për të arritur në “play off”. Nuk mbaron këtu.

Faza me eliminim direkt pothuajse mund të dyfishojë shifrën përfundimtare: kalimi i 1/8-ave vlen 11 milionë, çerekfinalet 12,5 milionë, gjysmëfinalet 15, trofeu 25 (18,5 për humbje). Plus 4 milionë pjesëmarrje në Superkupën e Europës.

Totali maksimal nga raundi i 1/8- ave e deri në fund vlen 63 milionë. Për shembull, me renditjen aktuale në grup, dhe “market pool”-in e tregut anglez, Liverpul do të grumbullonte mbi 150 milionë duke ngritur kupën më 31 maj në Monako. Italianët pak më pak, edhe sepse “market-pool”-i italian është më e vogël se ai Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe Spanjës. Por prapë do të ishte një shi milionash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"