LIGA E EUROPËS/ Caktohen grupet për shortin, mund të ketë përballje interesante dhe rrezikohet një Roma-Lacio
Përfundimi i fazës në grup të Ligës së Europës ka detajuar edhe ato të cilat janë minigrupet nga të cilat do të dalin edhe çiftet e ndeshjeve të turit tjetër. Skema e paracaktuar nga UEFA, vendos ekipet në këto minigrupe në bazë të renditjes së tyre në tabelën e përgjithshme të renditjes në shortin që hidhet të premten.
Në turin tjetër në garë hyjnë skuadrat nga vendi i 9, deri në vendin e 24, të cilat do të luajnë me rregullin e eliminimit direkt me vajtje-ardhje pas shortit që hidhet të premten e që përcakton çiftet. Dhe në bazë të renditjes parashikohet që mund të ketë duele interesante si Roma kundër Portos apo Union SG kundër Ajaks.
- Ferencvarosh ose Porto kundër Roma ose Viktoria Plzen
- Tuente ose Fenerbahçe kundër Bodo/Glimt ose Anderleht
- Union SG ose PAOK kundër FCSB ose Ajaks
- AZ Alkmar ose Midtjylland kundër Real Sociedad ose Gallatasaraj
Në fazën tjetër, është e paracaktuar që fituesit e dueleve të minigrupit 1 ndeshen kundër Lacios ose Atletik Bilbaos, minigrupit 2 kundër Olimpiakos ose Rejnxhërs, minigrupit 3 ndaj Aintraht Frankfurt ose Olimpik Lion dhe minigrupit 4 ndaj Mançester Junajtid ose Totenhem.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"