LIGA E KAMPIONEVE/ Belgët bëjnë surprizën e madhe, u mohojnë kreun anglezëve. Goli i sulmuesit shqiptar nuk u mjafton zviceranëve për pikën e parë
Ndeshjet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve kanë filluar me një surprizë, pasi Klub Bryzh ka mundur Aston VIlën.
Anglezët ishin me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para, por janë mposhtur nga belgët të cilëve u mjaftoi penalltia e Vanaken për tri pikët.
Ndërkohë, Shakhtar Donjetck përmbysi Jang Bojs për të ringjallur shpresat e kualifikimit. Zviceranët shënuan të parët me anë të Kastriot Imerit, por ukrainasit u përgjigjën më pas me Zubkov e Sudakov për të siguruar tre pikët.
REZULTATET
KLUB BRYZH-ASTON VILA 1-0
52′ (p) Vanaken
SHAKHTAR DONJETCK-JANG BOJS 1-1
31′ Zubkov, 41′ Sudakov / 27′ Imeri
GOLI I IMERIT (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
KLUB BRYZH-ASTON VILA
SHAKHTAR DONJETCK-JANG BOJS
PANORAMASPORT.AL
.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"