LIGA E KAMPIONEVE/ Dy angleze me pikë të plota, Milani dhe Atletiko të eliminuara! Ja si duket tabela e renditjes pas tre ndeshjeve të para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 23:42

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy angleze me pikë të plota, Milani dhe Atletiko të eliminuara! Ja si duket tabela e renditjes pas tre ndeshjeve të para

Ndeshjet e treta në fazën e turneut të Ligës së Kampioneve janë mbyllur sot dhe dhurojnë tashmë një tablo pak më të qartë të skuadrave, ndonëse duhet theksuar se ka një ekuilibër mjaft të madh.

champions league

Të vetmet skuadra me tre fitore janë anglezet, pasi Aston Vilës iu bashkua sot Liverpuli në kuotën e 9 pikëve. Më pas ato ndiqen nga një grup prej 7 skuadrash me nga 7 pikë të siguruara deri tani në këtë turne, ku golavarazhi duket se do të jetë përcaktues.

Me gabime te shumë skuadrave të mëdha, tabela bëhet interesante, pasi për momentin jashtë 24 skuadrave të para që vazhdojnë më tej rrugëtimin në turne, gjenden Milani dhe Alletiko Madrid, por edhe emra të tjerë me pretendime për të kaluar turin si Bolonja e Lajpcig.

Në rrezik janë edhe emra të tjerë me peshë si Bajern Mynih dhe PSG.

sadasdsdadadsaadsasddas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"