LIGA E KAMPIONEVE/ Sot përsëritet finalja Mançester Siti-Inter. Në fushë PSG, por edhe shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 8:46

LIGA E KAMPIONEVE/ Sot përsëritet finalja Mançester Siti-Inter. Në fushë PSG, por edhe shqiptarët

Ndeshjet e ditës s sotme në Ligën e Kampioneve do të kthejnë në kujtimin e tifozëve finalen e këtij turneu të dy viteve më parë, pasi në Mançester përballet Siti vendas me Interin.

mancester siti inter

Asokohe ishte skuadra e Guardiolës që triumfoi teksa do të kërkojë që të përsëritë këtë sukses përkrah zikaltërve që janë kthyer në një superfuqi në futbollin italian dhe nisin edicionin me ambicie të madhe edhe në Europë.

Ndërkaq, në sfidat e tjera zbresin në fushë ekipe që kanë emër, si PSG e Borusia Dortmund, por edhe Sparta Praga e shqiptarëve me Qazim Laçin e Indrit Tucin të cilët duan të lënë shenjën e tyre në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë.

NDESHJET

Bolonja-Shakhtar Donetsk 18:45

Sparta Pragë-Salzburg 18:45

Sëlltik-Slovan Bratislava 21:00

Klub Bryzh-B.Dortmund 21:00

Mançester Siti-Inter 21:00

PSG-Girona 21:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"