LIGA E KOMBEVE/ Serbia mund Zvicrën mes thirrjeve antishqiptare, Spanja dhe Portugalia vazhdojnë fitoret. Mësoni rezultatet dhe renditjet (VIDEO)
Liga e Kombeve sot ka shënuar një tjetër shfaqje të dukshme antishqiptare nga tifozeria serbe, e cila në ndeshjen mes përfaqësueses së vendit të tyre dhe Zvicrës, nuk ka reshtur koret kundër Shqipërisë dhe Kosovës.
Në një atmosferë shumë të ndezur nga ultranacionalistët serbë në Leskovac, ekipi vendas mundi 2-0 Zvicrën në një sfidë ku i shkuan për shtat të gjitha episodet. I tillë ishte avantazhi te goli i parë që erdhi nga një devijim i pafat i Elvedit. Më pas, në pjesën e dytë ishte Mitroviç i cili shmangu një rivënie anësore dhe gjeti korridorin për të shënuar golin e dytë. Embolo mund të rihapte ndeshjen falë një penalltie, por e humbi atë, duke bërë që serbët të dilnin me fitore nga kjo ndeshje dhe të linin me 0 pikë helvetet në një grupo që dominohet nga Portugalia.
Kjo e fundit mposhti me rezultatin 3-1 Poloninë, falë edhe Kristiano Ronaldos i cili vazhdon të shënojë me rregullsi në këtë turne.
Ndërkaq, në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 1-0 e Spanjës ndaj Danimarkës, që u mundësoi iberikëve ngjitjen përsëri në vendin e parë në grupin përkatës.
REZULTATET
LIGA A, GRUPI 1
POLONI 1–3 PORTUGALI
77′ Zielinski / 26′ Bernardo, 37′ Ronaldo, 88′ Bednarek
GOLI I BERNARDOS: (VIDEO)
GOLI I RONALDOS: (VIDEO)
GOLI I ZIELINSKI (VIDEO)
AUTOGOLI I BEDNAREK (VIDEO)
LIGA A, GRUPI 4
SERBI 2–0 ZVICËR
45+1′(ag) Elvedi, 61′ Mitroviç
PENALLTIA E EMBOLO (VIDEO)
GOLI I MITROVIC (VIDEO)
AUTOGOLI I ELVEDIT: (VIDEO)
SPANJË 1–0 DANIMARKË
79′ Zubimendi
GOLI I ZUBIMENDI (VIDEO)
LIGA C, GRUPI 2
QIPRO 0–3 RUMANI
16′ Man, 26′ (p) Marin, 36′ Dragushin
GOLI I MARIN (VIDEO)
GOLI I MAN (VIDEO)
GOLI I DRAGUSHIN (VIDEO)
LIGA C, GRUPI 3
BJELLORUSI 0–0 IRLANDË E VERIUT
FORMACIONET ZYRTARE
LIGA A, GRUPI 1
POLONI – PORTUGALI
LIGA A, GRUPI 4
SERBI – ZVICËR
SPANJË – DANIMARKË
LIGA C, GRUPI 2
QIPRO – RUMANI
LIGA C, GRUPI 3
BJELLORUSI – IRLANDË E VERIUT
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"