LIGA E KONFERENCËS/ Skuadra e Çinarit eliminon AEK-un e Strakoshës, Deçiçi ikën me penallti. Mësoni rezultatet dhe çiftet e play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2024 | 23:39

LIGA E KONFERENCËS/ Skuadra e Çinarit eliminon AEK-un e Strakoshës, Deçiçi ikën me penallti. Mësoni rezultatet dhe çiftet e play-off

Duelet e sotme në turin e tretë të Ligës së Konferencës, përtej kualifikimit të Dritës, kanë siguruar jo pak surpriza.

conference-league-blog

Një prej tyre është padyshim eliminimi i AEK-ut të Thomas Strakoshës përballë Noah të Armenisë, në radhët e të cilës aktivizohet Eralndo Çinari, Skuadra armene, edhe pse u mund 1-0 në ndeshjen e kthimit, u kualifikua falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.

Surprizë gjithashtu ishte eliminimi i Hajduk Split, përballë Ruzhomberok, pasi skuadra e drejtuar nga Rino Gatuzo u mund 1-0 në shtëpi. Jashtë garës pas humbjeve të sotme janë edhe emra si Vojvodina, Zyrihu, Brondbi, Osijek apo Sherif Tiraspol.

Ashtu si Ballkani, edhe Deçiç i Tuzit ishte i pafat nga pika e bardhë, duke u eliminuar nga finlandezët e HJK.

REZULTATET

Flora-Vikingur 1-2

Legia-Brondbi 1-1

Pjunik-Ordabasi 1-0

Sabah Baku-St. Patriks 0-1

Zira-Osijek 2-2 (2-1P)

Bran-St. Mirren 3-1

CFR Kluzh-Makabi Petah Tikva 1-0

Djurgarden-Ilves 3-1

Hapoel Ber Sheva-Mlada Boleslav 2-4

Ostrava-FC Kopenhagë 1-0 (1-2P)

Pafos-CSKA Sofje 1946 4-0

Sherif Tiraspol-Olimpija Ljubljana 0-1

Tromso-Kilmarnok 0-1

AEK Athinë-Noah 1-0

Bashakshehir-Iberia 1999 2-0

Drita-Auda 3-1

Vojvodina-Maribor 1-0 (2-4P)

Zrinjski-Botev Plovdiv 2-0

Gent-Silkeborg 3-2

Slask Vroclavë-St. Galen 3-2

Hajduk Split-Ruzhomberok 0-1

Pushkash Akademi-Ararat Armenia 3-3

Vitoria Gimaraesh-Zyrih 2-0

Visla-Trnava 3-1 (12-11P)

Deçiç-HJK 2-1 (3-4P)

Larne-Ballkani 0-1 (4-1P)

*Të theksuara skuadrat e kualifikuara

 fgfddgffgdgdfdgfdfg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"