Liga e Konferencës/ Tri skuadra shqiptare kërkojnë përmbysjen në Europë
Tre klube shqiptare, pikërisht kampionia e Kosovës, Ballkani, Drita e Gjilanit, si dhe kampionia e Malit të Zi, Deçiçi i Tuzit, do të luajnë sot ndeshjet e kthimit në turin e tretë të Ligës së Konferencës.Padyshim të tria skuadrat zbresin në fushë pas humbjeve minimale, 1-0, në ndeshjet e luajtura para një jave. Ballkani i ilir Dajës u mund në shtëpi nga irlandezët e Larne, por sot do të kërkojnë përmbysjen për të siguruar kualifikimi në “play off”.
Drita e Gjilanit beson te fitorja dhe kualifikimi ndaj Audës, ndonëse u mundën 1-0 në Letoni.
Deçiçi ka shpresa për kualifikimin historik në raundin “play off” të Ligës së Konferencës, por për ta arritur këtë duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 të ndeshjes së parë në transfertë ndaj HJK Helsinki.
Kualifikimi në raundin “play off” të Ligës së Konferencës do të ishte i treti radhazi për Ballkanin e Ilir Dajës, ndërsa Drita dhe Deçiç do ta kenë për herë të parë kalimin në këtë raund.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"