Lineker analizon merkaton e Bajernit: Kompani me blerje të zgjuara, Kejn fiton trofe këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2024 | 14:45

Lineker analizon merkaton e Bajernit: Kompani me blerje të zgjuara, Kejn fiton trofe këtë sezon

Klubi i Bajernit ka “goditur” dy herë në Angli gjatë kësaj periudhe transferimi. Sulmuesi Mishel Olize erdhi nga Kristal Palas për 53 milionë euro dhe mesfushori Palhinja u transferua nga Fulhem, i cili kushtojë 51 milionë euro.linekerLegjenda e Anglisë Geri Lineker analizoi për SPORT BILD afrimet më të reja në Mynih, ndërsa nuk la pa përmendur aventurën e Herri Kejn te bavarezët, sikurse misionin e tij për t’i dhënë fund pritjes në sigurimin e trofeut të parë në karrierë.

TRANSFERIMET – “Olize është lojtar i veçantë! Ai ka kaq shumë talent. E vetmja pikëpyetje është se në sezonin e shkuar u dëmtua shpesh dhe ky trend mund të vazhdojë edhe te Bajerni. Mishel është gati i ngjashëm me stilin e Musialës, i driblon lehtësisht rivalët dhe më pas kërkon nga distanca ose në zonën e penalltisë goditjen finale. Kërcënim serioze për gol dhe i fortë në kontributin ndaj ekipit. Bajerni ka bërë blerje të zgjuar. Në lidhje me Palhinjan di të them se ai është i fortë fizikisht dhe e lexon lojën shumë mirë. Ishte gjithashtu e vështirë për të shënuar gola kundër Portugalisë për shkak të tij. Nuk është shumë krijues, por është prezent në zonën e penalltisë së kundërshtarit, duke sjellë rrezik konstant. Po ashtu ka përvojë të madhe. Ia ka vlejtur çmimi që klubi gjermanë pagoi në transferimin e Zhoaos”, tha ikona e futbollit anglez.

MALLKIMI “KEJN” – “Jam i bindur se nëse Kejn do të kishte mbetur në Premier Ligë, nuk do të largohej nga Totenhemi. Ai është shumë i lidhur me atë klub dhe jo më kot e kaloi thuajse pjesë më të madhe të karrierës aty. Tashmë ka një tjetër kapitull me Bajernin. Më vjen keq që ai ende po e vuan mungesën e trofeve. Spanja dhe Leverksueni ishin të shkëlqyer në kompeticionet respektive, por jam i bindur se pritja ka për të marrë fund shumë shpejtë. Ka edhe tre vjet të tjera kontratë me bavarezët, kështu që duhet t’ia lëmë kohës”, e mbylli Geri Lineker.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"