LISTA/ 1000 ndeshje zyrtare në karrierë, Serxhio Ramos është lojtari i gjashtë spanjoll që arrin këtë shifër 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 22:17

LISTA/ 1000 ndeshje zyrtare në karrierë, Serxhio Ramos është lojtari i gjashtë spanjoll që arrin këtë shifër 

Serxhio Ramos, luajti ditën e sotme ndeshjen zyrtare numër 1000 në karrierën e tij. Mbrojtësi u aktivizua titullar ndaj Trojesit në kampionat, duke kapur këtë shifër speciale, teksa u bë lojtari i gjashtë spanjoll që ka regjistruar 1000 ndeshje zyrtare, pas Zubizarretës, Raulit, Kasijasit, Çavit dhe Iniestës.  

RAMOS

Ramos ka regjistruar 671 ndeshje zyrtare me Realin, 180 me kombëtaren e Spanjës, 54 me PSG-në, 50 me Sevijan, 31 me Sevija Atletiko, 7 me kombëtaren U-19 të Spanjës, 6 me kombëtaren U-21 dhe 1 me kombëtaren U-17. Ndeshjen e parë zyrtare mbrojtësi e luajti më 19 dhjetor të vitit 2002, në duelin e 17-vjeçarëve, Portugali-Spanjë.   


PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"