Lista e largimeve/ Partizan i tjetërsuar, në një vit ikën 15 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2024 | 23:25

Lista e largimeve/ Partizan i tjetërsuar, në një vit ikën 15 lojtarë

K lubet shqiptare janë të prirur drejt ndryshi meve të shpeshta, edhe pse dihet se stabiliteti është garancia e vetme për sukses.

Partizani

Partizani fitoi titullin dy vite më parë, por nuk arriti të ndërtojë një skuadër të pathyeshme dhe ndoshta një arsye janë edhe ndryshimet e shumta. Gjithsesi, duhet thënë se të kuqtë mbeten pretendentë për titullin, ashtu si vjet, kur u thyen vetëm në finalen me Egnatian.

KRAHASIMI ME VJET – “Panorama Sport” bën një krahasim me Partizanin që luante vjet në javën e tretë të Superiores kundër Vllaznisë dhe ekipin që luajti para pak ditësh me Teutën në të njëjtën javë. Nga 11-shja e 14 shtatorit 2023, plot pesë lojtarë nuk janë më pjesë e Partizanit.

Bëhet fjalë për Muratajn, Sotën, Atanaskoskin, Bilalin dhe Magetin, teksa në vend të tyre në ndeshjen e 31 gushtit të këtij viti janë aktivizuar respektivikisht Hadroj, Sembene, Buxhelaj, Ismaili dhe Mehmeti. Ndryshime të tjera ishin Hoxha për Qirkon, Taipi për Zekën dhe Bintsuka për Mba, por këta lojtarë janë ende pjesë e ekipit.

Në total formacioni ka ndryshuar në plot tetë role, më shumë se 80% të ekipit. Lojtarët e vetëm që kanë qenë titullarë në të dyja ndeshjet e javës së tretë janë Bytyçi, Rrapaj dhe Cara.

PARTIZANIIIIII

15 LARGIME – Në dy hapësirat e fundit të merkatos nga ekipi i parë i Partizanit janë larguar plot 15 lojtarë. Pesë prej tyre kanë qenë në mbrojtje, ku më të rëndësishmit mund të konsiderohen Sota dhe Atanaskoski. Ndërkohë dështime të merkatos si Mikuliç dhe Koçijan gjithashtu e kanë lënë tashmë klubin.

Në verë iku edhe i riu Zekolli. Në mesfushë ka pasur tre largime, dy prej të cilëve titullarë. Murataj dhe Maget ikën këtë verë, me senegalezin, që është shitja e vetme e të kuqve në dy sesionet e fundit të merkatos.

Në janarin e këtij viti u largua Sabit Bilali, pa shumë gjurmë. Në sulm lëvizjet kanë qenë më të shumta, teksa emrat më prestigjiozë mund të konsiderohen Da Silva, Grezda, Skuka apo edhe Mensah. Këtë verë u largua edhe Vila, teksa klubi i hapi derën dy të rinjve, Birçaj dhe Çelaj.

TRAJNERËT – Që nga fillimi i sezonit të shkuar Partizani ka pasur katër trajnerë të ndryshëm, me Abilaliajn, që mund të konsiderohet si provizor. Sezoni nisi me Zekiç, më pas drejtoi Abilaliaj, para se të emërohej Orges Shehi. Ky i fundit u shkarkua për t’i hapur rrugën Aleksandar Veselinoviçit.

DENIS LALA  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"