VIDEO/ Muçi e Rashica bëjnë fenomenët nën urdhrat e Solskjaer, njëri krijon e tjetri shënon në fitoren e Beshiktashit ndaj Atletik Bilbaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 23:50

VIDEO/ Muçi e Rashica bëjnë fenomenët nën urdhrat e Solskjaer, njëri krijon e tjetri shënon në fitoren e Beshiktashit ndaj Atletik Bilbaos

Beshiktash ka siguruar një fitore të rëndë në Ligën e Europës përballë Atletik Bilbaos, duke ringjallur plotësisht shanset për kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne. Dhe protagonistë të suksesit 4-1, ishin Ernest Muçi me Milot Rashicën.

bandicam 2025-01-22 16-49-11-072

Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer në drejtimin e klubit turk, trajneri u besoi atyre dy krahët e sulmit në mbështetje të Imobiles. Muçi ishte ai i cili krijonte aksionet e rrezikshme, ndërsa Rashica finalizoi duke shënuar dy herë e bërë të pavlefshëm edhe barazimin e përkohshëm të miqve.

Rashica më pas ishte ai i cili dha asistin për golin e tretë të Rafa Silva, ndërsa në fund Zhoao Mario i vendosi vulën fitores 4-1 për ekipin turk i cili ngjet shkallë të rëndësishëm në renditje dhe futet përsëri në grupin e skuadrave që mund të kualifikohen në turin tjetër.

BESHIKTASH-ATLETIK BILBAO 4-1
17′, 60′ Rashica, 78′ Rafa Silva, 90’+2′ (p) Zhoao Mario / 45′ Unai Gomez

Goli i Zhoao Mario (VIDEO)

Goli i Rafa Silva (VIDEO)

Goli i dytë i Rashicës (VIDEO)

Rasti i humbur nga Rashica (VIDEO)

Goli i Unai Gomez (VIDEO)

Goli i Rashicës (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

fffgdfgdgfdgfdgfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"