VIDEO/ Ndeshje dramatike! Bregu debuton me penallti të humbur te Dinamo, vendasit e Bylisit i falen golit në minutën e 100-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2024 | 23:23

VIDEO/ Ndeshje dramatike! Bregu debuton me penallti të humbur te Dinamo, vendasit e Bylisit i falen golit në minutën e 100-të

Bylis mposhti Dinamon në një ndeshje dramatike të vlefshme për javën e 2-të të Superiores.

bandicam 2024-08-26 18-55-50-625

Ballshiotët arritën të fitojnë falë një goli të Brunos të shënuar në minutën e 100-të i cili i dha fitoren skuadrës së tij. Më herët Dinamo pati shansin e artë për të kaluar në avantazh por Dejvi Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithashtu bluve iu janë anuluar edhe dy gola për shkak të pozicionit jashtë loje. Duhet thënë se Bylisi e dominoi sfidën duke krijuar më shumë raste dhe tashmë marrin 3 pikët e para.

BYLIS 1-0 DINAMO

100′ Bruno

NGJARJET KRYESORE

101′ Mbyllet sfida, fiton Bylis!

100′ -101′ BYLIS GOOOL 1-0/ Pas një pasimi nga Treni, Bruno shënon gol dhe shpërthen festa tek ballshiotët (VIDEO)

97′ Bregu shpërdoron rastin e artë duke gabuar nga 11-metra. (VIDEO)

91′-95′ Patrik Treni ka prekur topin me dorë në zonë, dhe pas një rishikimi në VAR arbitri akordon penallti. (VIDEO)

90’+6′ Akordohen 6 minuta shtesë.

90’ Largohet Malomo dhe Përgjoni, në lojë futen Ruçi dhe Kasaj.

87′ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje kundër Qardakut.

81’-83’ Tiago harkon për Qardakun, ky i fundit gjuan me kokë dhe shënon gol por i anulohet për shkak të prekjes më dorë. (VIDEO)

81’ Ualison lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Almeida.

80’ Largohet Karamba në lojë futet Tiago

80’ Mahmuti harkon nga këndorja drejt zonës, por Macolli e dërgon topin jashtë. (VIDEO)

76′ Macolli ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një ndërhyrje kundër Karamba.

67′ Largohet Papa, në lojë futet Patrik Treni.

64′ Karamba merr një top të mirë, por nuk arrin ta shënjestrojë si duhet katërkëndorin. (VIDEO)

56’ Peralta pason për Përgjonin, ky i fundit gjuan drejt portës së Salit i cili bën një pritje të mirë. (VIDEO)

52′ Largohen Mandela dhe Vila, në lojë futet Qardaku dhe Bregu.

52′ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Mandelës.

49’ Lorenco Vila gabon me topin, Papa nuk arrin ta shfrytëzojë si duhet mundësinë dhe e dërgon sferën mbi traversë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Uendel dhe në lojë futet Mahmuti.

45’+1′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

37’ Pas një aksioni, Gudiabi dërgon topin në rrjetë. Pas një konfirmimi në VAR, arbitri e anulon golin për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

33′ Ualison gjuan me të majtën, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

29’ Lorenco Vila gjuan nga distanca, topi shkon drejt e në duart e Beqaj. (VIDEO)

20’ Peralta shkakton faull ndaj Meksit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

19’ Ualison pason për Gjatën, ky i fundit nuk arrin të gjejë kuadratin. (VIDEO)

15’ Ualison dhe Uendel tentojnë të gjejnë rrjetën por ndalen nga portieri Sali. (VIDEO)

14′ Uendel tenton të pasojë drejt zonës, Lorenco Vila e bllokon si duhet topin.

3’ Gjata nxjerr një top të mirë por Ualison nuk arrin të shënjestrojë si duhet portën. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

BYLIS: Beqaj, Bruno, Macolli, Gjata, Uendel, Malomo, Papa, Peralta, Përgjoni, Abazaj, Ualison

Trajner: Emanuel Egbo

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Zabërgja, Gudiabi, Mandela, Vila, Karamba, Dita, Meksi, Lorran

Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2024-08-26 at 16.07.43

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"