VIDEO/ Daja gjen fitoren e parë në stolin e Dinamos, ndaj Skënderbeut e nderon goli në minutën e 90

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:53

VIDEO/ Daja gjen fitoren e parë në stolin e Dinamos, ndaj Skënderbeut e nderon goli në minutën e 90

Dinamo ka siguruar fitoren e parë në drejtimin e Ilir Dajës, teksa ka mundur jo pa vështirësi Skënderbeun në një ndeshje shumë të luftuar në “Elbasan Arena”.

bandicam 2024-09-16 20-47-10-017

Dinamo ishte menjëherë kërkuese dhe gjeti shpejt rrjetën me anë të Zabërgjës. Më pas blutë ulën ritmin e ndeshjes dhe u munduan që të gjenin të papërgatitur përsëri prapavijën e korçarëve, të cilët dhuruan pak në fazën ofensive.

Por pjesa e dytë nisi me shumë ritëm nga Skënderbeu që kërkoi dhe gjeti falë një penalltie golin e barazimit. Më pas rastet nuk munguan në të dy portat, por askush nuk dukej se kishte saktësinë për të çuar topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 90, pas një pavëmendje në prapavijën korçarë, Mandela i cili kishte qenë në hije gjatë ndeshjes, lëshoi një goditje të pakapshme për portierin Alia, duke siguruar fitoren 2-1 të Dinamos.

DINAMO-SKËNDERBEU 2-1
6′ Zabërgja, 90′ Mandela / 54′ (p) Rashica

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Dinamos.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

90’ GOOOL DINAMO! Ramos gabon në rivënie anësore duke ia dhuruar topin bluve të cilët e çojnë te Mandela. Ai  nga e majta nuk fal dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

88’ Aliji merr një pasim të shkëlqyer në të majtën, por ai nuk gjuan, duke kërkuar Mandelën në shtyllën e dytë. Pasimi është shumë i fortë për sulmuesin dhe sfera shkon jashtë. (VIDEO)

86’ Karton i verdhë për Tolin.

86’ Bregu dhe Karamba i lënë vendin në fushë Ditës dhe Maliqit në radhët e Dinamos.

82’ Kundërsulm i shpejtë i Bismark, ai kalon edhe portierin Sali por pastaj nuk ia del të çojë sferën në rrjetë, i rrëzuar pas një kontakti me Hoxhën. (VIDEO)

77’ Vaskez i lë vendin Ramos në radhët e Skënderbeut.

74’ Vaskez ndëshkohet me karton të verdhë.

73’ Pas një goditje këndi, Hoxha me kokë provon edhe ai të shënojë, por pa gjetur katërkëndorin.

71’ Bregu merr fundoren nga e majta, Zabërgja me kokë nuk gjen portën e Skënderbeut duke çuar sferën mbi traversë. (VIDEO)

66’ Ndryshime edhe te Skënderbeu me Janaqin, Nikajn dhe Juri të cilët i bëjnë vend Krasniqit, Çuçkës dhe Franklin.

66’ Vila lë fushën e lojës, me Alijin i cili luan në vend të tij.

60’ Toli merr vendin e Gudiabi në radhët e Dinamos.

58’ Bismark gjuan në hyrje të zonës, Hoxha bllokon sferën.

56’ Rashica nga e majta harkon përsëri në zonë, por këtë radhë mbrojtja largon rrezikun.

54’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

49’-53’ Nikaj niset i vetëm drejt portës, shmang Salin dhe pastaj rrëzohet pas një kontakti me Muzek. Bismark gjuan topin por godet shokun e skuadrës dhe sfera shkon jashtë. Gjyqtarja Rusta i jep të verdhë Nikajt për simulim, teksa më pas ftohet nga VAR të shohë pamjet. Në fund jep penallti dhe i heq kartonin e verdhë Nikajt. (VIDEO) (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis pas ndryshime mes skuadrave.

45’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal 1-0 të Dinamos.

43’ Kundërsulm i rrufeshëm i Vilës, sulmuesi shmang një mbrojtës e pastaj edhe portierin Alia. Megjithatë, finalizimi lë për të dëshiruar pasi gjuajtja e tij nuk gjen portën e boshatisur. (VIDEO)

39’ Bregu merr fundoren nga e djathta, harkimi i tij në anën tjetër gjen Vilën por gjuajtja e sulmuesit bllokohet. (VIDEO)

35’ Rashica provon nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversën e Salit.

33′ Lorran ndëshkohet me karton të verdhë.

32’ Mandela nxjerr Zabërgjën përsëri të vetëm në të djathtë të sulmit, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga portieri Alia.

30’ Vila kërkon penallti pas një kontakti në zonë me Rabiu, gjyqtarja Rusta bën shenjë që loja të vazhdojë dhe pas konfirmimit nga VAR-i jep goditje këndi. (VIDEO)

20’ Shumë duele në mesfushë, me rrezikshmërinë e skuadrave që ka rënë në rastet e krijuara para portës.

15’’ Nikaj hyn në zonë dhe mundohet të gjuajë por prek topin me dorë dhe aksioni bëhet i pavlefshëm

12’ Top në thellësi për Mandelan, por është shumë i fortë dhe ai nuk arrin të shfaqet rrezikshëm para portës.

10’ Rashica tenton të hyjë në zonë nga e majta, kalon një lojtar por Meksi bllokon harkimin e tij në qendër.

6’ GOOOL DINAMO! Meksi del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër shkon te Zabërgja i cili gjuan dhe kalon ekipin në avantazh. (VIDEO)

4’ Rashica jep shkëndijën e parë me një gjuajtje nga e majta, sfera shkon jashtë portës së Salit.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Sali, Muzek, Hoxha, Meksi, Lorran, Gudiabi, Karamba, Zabërgja, Vila, Bregu, Mandela,
Trajner: Ilir Daja

SKËNDERBEU: Alia, Fernando, Prençi, Gërço, Vangjeli, Rabiu, Janaqi, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2024-09-16 at 6.46.39 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"