EGNATIA-TEUTA/ VAR, penallti e humbur dhe kartonë të kuq, spektakli në Rrogozhinë mbyllet pa fitues (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2024 | 0:02

EGNATIA-TEUTA/ VAR, penallti e humbur dhe kartonë të kuq, spektakli në Rrogozhinë mbyllet pa fitues (VIDEO)

Egnatia dhe Teuta kanë barazuar 0 me 0 në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Spektakli në Rrogozhinë nuk pa gola, teksa të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

egnatia teuta

Rasti më i pastër ishte për Vuthajn tek Egnatia, që në pjesën e parë humbi një penallti. Në anën tjetër vendasit luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Dylis.

Egnatia ndodhet në vendin e dytë aktualisht me 15 pikë, teksa Teuta ndjek me vetëm 1 pikë më pak duke mbajtur vendin e pestë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

EGNATIA 0-0 TEUTA

NGJARJET KRYESORE:

90+5 Mbyllet ndeshja me rast të pastër për Teutën.

90+1′ Faull i Bakajokos, teksa Egnatia nuk shfrytëzon një rast të rrezikshëm në zonë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Jahaja merr vendin e Zejnullait.

87′ Torraj kroson nga këndorja. Fillimisht provon Beqja, por pa sukses. Më pas tjetër krosim i rrezikshëm nga ana e Teutës. Aksioni mbyllet për pozicion jashtëloje.

84′ Uoltai ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Torrajt.

82′ Nasr sërish i rrezikshëm nga Teuta. Topi nuk gjen kuadratin.

81′ Lushkja i lë vendin Uoltait. Bakajako, që luan minuta e para në Superiore, merr vendin e Ujkës.

77′ Goditje këndore për Teutën. Mingo provon të befasojë, por topi përfundon në duart e Dobjanit.

73′ Xhoel zëvendëson Kasën tek Egnatia.

71′ Redi Kasa kroson topin drejt e në duart e Tafas. Nasr më pas nga ana e Teutës shfaqet rrezikshëm në zonën kundërshtare, por topi humbet forcën deri kur arrin te portieri Dobjani.

69′ Sërish Nasr. Godet me të djathtën, teksa Dobjani kontrollon gjithçka me lehtësi.

68′ Nasr vendos duart në kokë. Sulmuesi i Teutës humbet një rast të pastër, pasi goditja e tij me kokë përballë Dobjanit nuk gjen portë.

62′ Mingo dhe Ergys Peposhi marrin respektivisht vendin e Jazxhi dhe Krujës te Teuta.

59′ Protesta për top të prekur me dorë nga Simeu i Teutës. Egnatia ka pretendime, ndërsa loja nis vazhdimisht. Pasi përfundon aksioni, Rusta nxjerr karton të kuq për trajnerin e portierëve Taulant Guma te Egnatia që vazhdon të protestojë.

58′ Regi Lushkja provon nga pozicion i prirët brenda në zonë, por goditja përfundon afër flamurit të këndit në anën tjetër.

57′ Torraj provon me të djathtën nga një distancë më e largët se 25 metra. Katërkëndori i Dobjanit është larg. Gjithçka rinis nga fundorja.

49′ Përplasje e rrezikshme mes Fangaj dhe Simeu në zonë të parrezikshme.

47′ Zejnullai humb rast të artë pas Ndrecës për të shënuar gol. Simeu tregohet hero.

46′ Rasti i humbur nga Ndreca për Egnatian, që nis me vrull pjesën e dytë.

46′ Nis pjesa e dytë. Alijev merr vendin e Vuthaj tek Egnatia. Torraj aktivizohet nga Martini në vendin e Llocit. Torraj vonohet për zëvendësimin duke shkaktuar irritim te Martini.

45+3′ Kruja dërgon topin mbi tra nga goditja e dënimit. Mbyllet pjesa e parë.

45+2′ Karton i verdhë fillimisht për Dylis nga Egnatia, që mban Vilën dhe shkakton faull taktik. Durrsakët kërkojnë karton të kuq. Rusta e shikon me VAR dhe vendos për karton të kuq ndaj Dylis që ishte lojtari i fundit. Xhemajli merr të verdhë për protesta. (VIDEO) + (VIDEO)

45′ Akordohen dy minuta shtesë.

45′ Nervozizëm në fushë. Rusta këshillon Kasën dhe Llocin që nisën gjithçka.

40′ Faull në favor të Egnatias pas ndërhyrjes së gabuar nga Peposhi ndaj Ujkës. Egnatia pretendon për penallti pas ekzekutimit, por gjithçka është e rregullt.

39′ Kruja ndëshkohet me të verdhë nga Teuta duke u bërë kartoni i tretë i sfidës nga të dyja skuadrat.

35′ Egnatia i provon të gjitha në zonë. Kasa pason shkurt për Zejnullain nga këndorja, më pas provojnë të shënojnë rrogozhinasit por pa sukses.

34′ Redi Kasa futet rrezikshëm në zonë. Kotobelli ndërhyn dhe dërgon topin në këndore.

33′ Kruja provon me goditje qëndrore. Dobjani kontrollon pa probleme.

30′ Goditje nga këndi për Teutën. Kruja kroson në shtyllën e parë dhe fiton këndoren e dytë. Sërish provon në shtyllën e parë, por gjen rrjetën e jashtme.

29′ Tafas fiton goditje dënimi. Portieri i Teutës zotëron një top, teksa Ujka ndërhyn në mënyrë të gabuar.

26′ Karton i verdhë për Fangaj pas ndërhyrjes ndaj Peposhit në mesfushë. Mbrojtësi nuk është dakord me kryesoren Rusta.

20′ Karton i verdhë për Redi Kasën.

18′ Pas penalltisë së humbur nga Egnatia, loja merr tjetër temp. Aksione të shpejta nga të dyja anët.

17′ Emiljano Vila godet traversën e portës së Egnatias.

14′ Penallti e humbur nga Vuthaj, që përballë Tafas gabon plotësisht duke e dërguar topin mbi traun e portës. (VIDEO)

12′ Penallti për Egnatian, që akordohet pa hezitim nga Emanuela Rustaj. Regi Lushkja krosoi drejt Vuthaj që përfitoi në zonën e Teutës. Rasti shikohet për pozicion jashtëloje, por gjithçka konsiderohet e rregullt. (VIDEO)

10′ Tafas kontrollon një goditje nga jashtëzone.

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dobjani, Dylis, Xhemajli, Lushkja, Fangaj, Ahmetaj, Zejnullai, Ujka, Ndreca, Vuthaj, Kasa

Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Tafas, Kotobelli, Jazxhi, Simeu, Kruja, Beqja, Lloci, Toma, Peposhi, Vila, Nasr

Trajner: Edi MartiniWhatsApp Image 2024-10-19 at 12.47.27PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"