VIDEO/ Laçi fiton pas 9 muajsh në transfertë, golat e Mjakit dhe Tresës vështirësojnë rrugën e Elbasanit për “Final Four”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2025 | 0:02

VIDEO/ Laçi fiton pas 9 muajsh në transfertë, golat e Mjakit dhe Tresës vështirësojnë rrugën e Elbasanit për “Final Four”

Elbasani është mposhtur nga Laçi me rezultatin 1-2. Ky takim i luajtur në “Elbasan Arena” ka parë bardhezinjtë të marrin 3 pikë jetike në javën e 22-të të Superiores.

bandicam 2025-01-26 17-04-00-540

Golin e parë e shënoi Mjaki në minutën e pestë. Në pjesën e dytë ishte sërish Laçi, që dyfishoi shifrat me Tresën. Goli i Lilës nga penalltia në sekondat e fundit, pati vlerë vetëm për statistika te verdheblutë.

Laçit ndërkohë i mungonte fitorja prej 9 muajsh në transfertë. Herën e fundit fitonin në prillin e kaluar, përballë Vllaznisë.

Tashmë Elbasanit i është vështirësuar rruga për “Final Four”. Si vend i pestë ndodhen 9 pikë larg Vllaznisë. Në anën tjetër, Laçi mban vendin e shtatë me po aq pikë sa Teuta e vendit të tetë.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

ELBASANI 1-2 LAÇI

90+9′(p) Lila – 5′ Mjaki, 54′ Tresa

NGJARJET KRYESORE

90+9′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Laçit.

90+9′ GOOOL! Elbasani 1-2 Laçi/ Akordohet penallti për Elbasanin pas rishikimit me VAR. Bledar Lila dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

89′ Bullari merr vendin e Traore te Laçi.

88′ Goditja e Tsage përfundon mbi kuadrat. (VIDEO)

84′ Largohet Mjaki dhe Bibo te Laçi, vendin e tyre e marrin Cena dhe Paulo Xhunior.

83′ Abalora devijon në këndore. Është Laçi që krijon në zonën kundërshtare me Bibon. (VIDEO)

81′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa.

77’ Molla kontrollon topin. Fillimisht Musta krosoi në zonë, ndërsa Olberkis goditi topin me kokë. (VIDEO)

73′ Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë.

71′ Gava merr vendin e Qoses te verdheblutë.

69′ Musta pengon goditjen e Tresës brenda në zonë. Ishte Melo që hapi një top për Prodanin, teksa ky i fundit gjeti më pas Tresën. (VIDEO)

65′ Lajthia merr vendin e Dros tek Elbasani.

61′ Elbasani është zhvendosur në mesfushën e Laçit për të rihapur sfidën. Mbrohen mirë këto të fundit.

58′ Kristian ndëshkohen me karton të verdhë te Laçi.

56′ Tsage provon me roveshatë. Është Molla që largon topin, ndërsa më pas sinjalizohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

54’ GOOOL! Elbasani 0-2 Laçi/ Abalora nuk ia del të ndalojë topin e goditur nga Tresa. (VIDEO)

47′ Olberkis ndal një top që do të përfundonte në rrjetë. Ishte Tresa që goditi me kokë në zonë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë. Olberkis merr vendin e Klevis Kasës tek Elbasani. 

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-1 për Laçin.

45+1′ Tresa godet fort nga jashtë zone. Topi nuk gjen kuadratin. (VIDEO)

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41′ Aksion i rrezikshëm niset nga Traore për Tresën. Ky i fundit i pason Mjakit, që kroson. Topi përfundon te Prodani, gjuajtja e të cilit ndalet nga mbrojtja. (VIDEO)

36′ Mungojnë rastet në këto minuta.

31′ Bibo ndëshkohet me karton të verdhë, pasi fillimisht u lejua avantazhi. Ndërhyrja e gabuar ishte ndaj Arsen Kasës. (VIDEO)

29′ Elbasani vazhdon të provojë nga goditjet këndore. Molla i vëmendshëm sërish. (VIDEO)

21′ Goditje për t’u harruar nga Qose, i cili provoi nga faulli i fituar tek Elbasani. (VIDEO)

16′ Portieri Molla kontrollon pa problem topin e krosuar nga këndorja. (VIDEO)

12′ Ndërhyrje vendimtare e Bibos në zonën e Laçt. Largohet rreziku që u krijua nga vendasit. (VIDEO)

10′ Mjaki sërish i zbuluar në krahun e djathtë të sulmit të Laçit. Këtë herë goditja e tij përfundon mbi traun e portën. (VIDEO)

5′ GOOOL! Elbasani 0-1 Laçi/ Mjaki, i harruar në zonë, mposht Abalorën. Fillimisht ishte Prodani që hodhi topin në zonë dhe devijimi nga mbrojtja e Elbasanit e dërgoi te Mjaki. (VIDEO)

2′ Melo kroson nga këndorja, teksa topi i goditur me kokë në zonë përfundon jashtë. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Abalora, Lulaj, Dros, Tsage, Klevis Kasa, Ibrahim, Arsen Kasa, Ze Gomesh, Musta, Qose, Lila

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Laçi: Molla, Kurti, Tresa, Bibo, Manellari, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Opeh, Kristian

Trajner: Françesko Moriero

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"