VIDEO/ Ze Gomesh bën heroi, Elbasani merr 3 pikë të arta ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 22:50

VIDEO/ Ze Gomesh bën heroi, Elbasani merr 3 pikë të arta ndaj Laçit

Elbasani mposhti Laçin me rezultatin 1-0, duke arkivuar 3 pikë të arta, falë golit të shënuar nga Ze Gomesh në minutën e 72-të.  

bandicam 2024-09-12 20-31-49-973

Sulmuesi u hodh nga stoli, teksa u shndërruar në hero, duke gjetur golin e fitores. Pavarësisht përpjekjeve kurbinasit e Cungut, nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës.  

Me këtë triumf Elbasani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke kryesuar renditjen, ndërsa Laçi mban vendin e fundit me 2 pikë.  Duelin e radhës Elbasani do e luaj në transfertë ndaj Tiranës, ndërsa Laçi pret Partizanin.  

FT: ELBASANI-LAÇI 1-0

Ze Gomesh 72′

NGJARJET KRYESORE:

Mbyllet sfida! 

90+6′ Lajthia kishte shansin e artë të dyfishonte shifrat, por shpërdoron para portës.

90′ Akordohen 8 minuta shtesë!

79′ Zëvendësim te Laçi, largohet Bullari, vendin e tij e merr Papa.

72′ GOOOOL ELBASANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Ze Gomesh kalon në avantazh vendasit! Shpërthen festa te verdheblutë. Pas krosimit të Arsen Kasës, sulmuesi afrikan i Elbasanit, godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën! (VIDEO)

66′ Dros ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Papës.

58′ Dy zëvendësime te Elbasani largohen Qaqi dhe Melo në fushë Dros dhe Lajthia.

57′ Myrta lëshon një predhë nga distanca, por fantastik portieri ganez i Elbasanit, që devijon topin në këndore. (VIDEO) 

56′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

56′ Kundërpërgjigjet Elbasani me Melon, por tentativa e tij ishte qendrore, u grushtua nga portieri Dajsinani.

54′ Rrezikshëm Laçi me Tresën, por reagon mjaft bukur portieri Abalora, që largon rrezikun në këndore.

46′ Pjesa e dytë starton me një tjetër zëvendësim tek Elbasani, largohet Qose në vend të tij Ze Gomesh. Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Cena, në lojë Kryeziu.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+2′ Bruno Lulaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Melos.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

44′ Pranë golit Elbasani, me Melon, i cili provoi me të djathtën, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën (VIDEO)

40′ Greca provon me të majtë, por kontrollon pa probleme portieri Dajsinani.

30′ Cena ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje ndaj Arsen Kasës.

28′ Opeh bën një ndërhyrje vendimtare, duke ndalur tentativën e Lilës drejt portës. (VIDEO) 

24′ Gjyqtari Bastari thirret nga VAR, për të parë rastin e minutës së 22-të, por pas konsultës, vendos të akordojë faull në sulm për prekje të topit me dorë nga futbollisti Melo i Elbasanit. (VIDEO) 

23′ Pranë golit Elbasani me Grecën, por tentativa e tij brenda zonës ndalet nga portieri Dajsinani. (VIDEO) 

22′ Ndizet disi sfida, Elbasani kërkon penallti pas rrëzimit të Melos brenda zonës, por gjyqtari Bastari vazhdon lojën.

20′ Zëvendësim i detyruar te Elbasani, largohet nga fusha sulmuesi Gjoni, vendin e tij e merr Greca.

15′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive.

5′ Minuta të qeta, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive!

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Qaqi, Musta, Lila, A.Kasa, Hasani, K.Kasa, Qose, Melo, Gjoni. Trajner: R.Bordin. 

LAÇI: Dajsinani, Opeh, Mjaki, Prodani, Lleshi, Cena, Melo, Traore, Papa, Myrta, Tresa. Trajner: A.Cungu. 

GJYQTAR: E.Bastari, R.Zajimi, A.Topi  

VAR: J.Xhaja 

AVAR: O.Kuka  

af elbasani - laci

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"