VIDEO/ Një autogol i pazakontë në start dhe në fund vjen barazimi, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pikët në duelin tjetër të grupit të Shqipërisë
Gjeorgjia dhe Ukraina kanë ndarë pikët në duelin tjetër të Grupit B1 në Ligën e Kombeve, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, duke mos ndryshuar shumë pozitat e tyre në renditjen e përgjithshme para ndeshjeve të fundit që do të jenë të hapura për çdo variant.
Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me një autogol të pazakontë me goditje akrobatike të Kvirkvelia në portën e vet. Gjeorgjia më pas u mundua që të gjente barazimin dhe sulmoi me forca të shumta.
Barazimi do të vinte vetëm pak minuta para fundit me një gjuajtje te Mikautadze të devijuar, që ndezi entuziazmin e gjeorgjianëve të cilët kërkuan me çdo kusht edhe golin e fitores. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe dy ekipet morën nga një pikë në këtë duel.
GJEORGJI-UKRAINË 1-1
76′ Mikautadze / 7′ (ag) Kvirkvelia
Goli i Mikautadze (VIDEO)
Autogoli i Kvirkvelia (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"