VIDEO/ Fitore e rëndë për Lacion, mund në transfertë Kaljarin dhe i merr vendin e katërt Juventusit
Lacio ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Kaljarin.
Bardhekaltrit dominuan pjesën e parë dhe ia dolën të shënonin në fund me anë të Zakanjit, pas asistit të Hysajt. Vendasit barazuan rezultatin me golin e Pikolit, por ishte Kastejanos ai i cili ktheu përsëri në avantazh ekipin e tij, me një gol që rezultoi vendimtar për fatin e sfidës.
Kështu, Lacio kthehet përsëri në vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampioneve, duke ia rimarrë atë Juventusit.
KALJARI 1-2 LACIO
56′ Pikoli / 41′ Zakanji, 64′ Kastejanos
Goli i Kastejanos (VIDEO)
Goli i Pikoli (VIDEO)
Goli i Zakanji me asist nga Hysaj (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Kaljari: Kaprile, Adopo, Auxhelo, Feliçi, Luperto, Makumbo, Mina, Pikoli, Viola, Zapa, Zortea
Trajner: D. Nikola
Lacio: Provedel, Kastejanos, Dia, Gila, Genduzi, Hysaj, Isaksen, Marusiç, Romanjoli, Rovela, Zakanji
Trajner: M. Baroni
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)