VIDEO/ Pas dy barazimeve vjen trepikëshi! Alen Sherri i gëzohet si titullar fitores së parë në Serinë A
Alen Sherri ka luajtur për ndeshjen e tretë radhazi në Serinë A si titullar me Kaljarin dhe pas dy barazimeve radhazi të skuadrës së tij, ka ardhur edhe fitorja për portierin shqiptar i cili zbarkoi në këtë edicion në elitën e futbollit italian.
Kaljari luante sot përballë një kundërshtari direkt për mbijetesën, Veronës, në një ndeshje shumë të tensionuar ky dy skuadrat u përpoqën më shumë që të mos gabonin. Sherri kishte pak punë në këtë sfidë, ndërsa në një moment ishte edhe me fat, i ndihmuar nga traversa.
Gjithsesi, sfida u vendos nga goli i Pikolit në pjesën e dytë, teksa mjaftoi për t’i dhënë suksesin 1-0 skuadrës së ishullorëve të cilët krijuan një distancë të vogël sigurie nga zona e ftohtë e klasifikimit.
KALJARI-VERONA 1-0
75′ Pikoli
Goli i Pikoli (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Kaljari: Sherri; Augelo, Luperto, Lapadula, Marin, Xortea, Mina, Zapa, Makumbu, Luvumbo, Pikoli.
Trajner: Davide Nikola
Verona: Montipo, Tçatçua, Manjani, Kopola, Bradariç, Suslov, Serdar, Dani Silva, Lazoviç, Livramento, Tengstedt
Trajner: Zaneti
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"