KASTRIOTI-VORA/ Vorakët fitojnë pastër në transfertën krutane, nuk i ndahen Flamurtarit për vendin e dytë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2024 | 15:54

KASTRIOTI-VORA/ Vorakët fitojnë pastër në transfertën krutane, nuk i ndahen Flamurtarit për vendin e dytë (VIDEO)

Vora ka fituar pastër 0 me 2 përballë Kastriotit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Transferta krutane i jep 3 pikë vorakëve, që ndodhen në vendin e tretë tashmë.

bandicam 2024-10-06 14-03-10-443

Sfida u vendos me dy gola në pjesën e parë. Ishin Ruzgis dhe Avdiu, që siguruan fitoren për skuadrën e Arjan Bellajt.

Pikërisht 18 pikë numëron Vora, po aq sa dhe Flamurtari i vendit të dytë. Në anën tjetër Besa kryeson me 1 pikë më tepër.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

KASTRIOTI 0-2 VORA 

22′ Ruzgis, 28′ Avdiu

GOLI I AVDIUT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"