VIDEO/ Mazrekaj bën fenomenin me tre gola, Besa vazhdon kryesimin me pikë të plota. Vora bën detyrën përballë Valbonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:50

VIDEO/ Mazrekaj bën fenomenin me tre gola, Besa vazhdon kryesimin me pikë të plota. Vora bën detyrën përballë Valbonës

Mentor Mazrekaj vazhdon të udhëheqë Besën drejt ngjitjes në Superiore, teksa golat e tij sot i kanë dhënë suksesin e radhës kavajasve të cilët janë me pikë të plota pas katër javësh kampionat.

bandicam 2024-09-16 16-48-53-370

Sulmuesi i njohur ka shënuar të tre golat për ekipin e tij në fitoren 3-0 që kavajasit realizuan përballë Kastriotit, duke bërë të qartë se janë ata pretendentë kryesorë për të dominuar këtë edicion të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Vora bëri detyrën përballë Valbonës me fitoren 2-1, duke u vënë në ndjekje pikërisht të kavajasve pasi gjendet në vendin e dytë më 9 pikë.

REZULTATET 

BESA-KASTRIOTI 3-0
45’+2′, 55′, 73′ Mazrekaj

GOLI i PARË I MAZREKAJT  (VIDEO)

GOLI I DYTË I MAZREKAJT (VIDEO)

GOLI I TRETË I MAZREKAJT (VIDEO)

VORA-VALBONA 2-1
41′ Shehi, 47′ Ruzgis / 65′ Roman

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"