KATEGORIA E PARË/ Besa kryesuese lë pikët e para, Erzeni mposhtet përsëri. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe renditjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2024 | 17:58

KATEGORIA E PARË/ Besa kryesuese lë pikët e para, Erzeni mposhtet përsëri. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të sotme dhe renditjen

Ndeshjet e sotme të Kategorisë së Parë kanë sjellë edhe ndalesën e parë të Besës e cila deri tani kishte qenë e pagabueshme. Në javën e pestë, skuadra e Mirel Josës është ndalur përballë Lushnjës në një barazim pa gola mes dy skuadrave.

kategoria-e-pare-1

 

Kjo ka ndihmuar Vorën që t’i afrohet skuadrës që mban vendin e parë, pasi goli i shënuar që në minutat e parë nga Avdiu në ndeshjen kundër Korabit, ka mjaftuar për të marrë pikët e plota në këtë transfertë të komplikuar.

Një duel i luftuar mes dy skuadrave që luajnë për mbijetesën ishte ai mes Pogradecit dhe Erzenit, i zgjidhur me një gol në shtesë nga Panadiç i cili i dha tre pikët liqenorëve, ndërsa fundosi edhe më shumë shijakasit që janë me 0 pikë pas 5 ndeshjesh.

Kastrioti ndërkohë ka bërë një hap të rëndësishëm në renditje teksa ka mundur Burrelin, për të qenë më i qetë larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

REZULTATET 

LUSHNJA-BESA 0-0

KORABI-VORA 0-1
4′ Avdiu

KASTRIOTI-BURRELI 2-1
20′ Berisha, 37′ Ajazi / 90′ Xhakaj

POGRADECI-ERZENI 1-0
90’+4′ Panadiç

RENDITJA: Besa 13 pikë, Vora 12, Flamurtari 9, Burreli 8, Lushnja 8, Kastrioti 7, Pogradeci 6, Korabi 5, Apolonia 4, Valbona 4, Kukësi 3, Erzeni 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"