VIDEO/ Konseisao i gëzohet fitores së parë në kampionat, Milani triumfon me përmbysje në 5 minuta në fushën e surprizës së Serisë A
Serxho Konseisao i është gëzuar fitores së parë në Serinë A në drejtimin Milanit, teksa ka parë skuadrën e tij të triumfojë jo pa vuajtje në transfertë përballë Komos.
Pas një pjese të parë pa gola, ku për me tepër Morata u ndëshkua me të verdhin që e bën të mungojë ndeshjen ndaj Juves dhe Pulisiç i cili doli i dëmtuar, situata u komplikua në pjesën e dytë të ndeshjes.
Diao shënoi një gol spektakolar për vendasit duke i dhënë avantazhin që la të mendohej se përsëri Konseisao nuk do të shijonte fitoren. Por Milani reagoi dhe ia doli të gjente fillimisht barazimin me Teo Hernandez, e më pas edhe golin e përmbysjes 2-1 të Rafael Leaos, për të siguruar tre pikët e para për trajnerin portugez në kampionat.
Komo 1-2 Milan
60′ Diao / 71′ Teo Hernandez, 76′ Rafel Leao
GOLI I RAFAEL LEAO (VIDEO)
GOLI I TEO HERNANDEZ (VIDEO)
GOLI I DIAO (VIDEO)
Reijnders pranë golit në minutën e 21-të. (VIDEO)
Komo i afrohet golit në minutën e 17-të. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
COMO (4-2-3-1): Butez; Van der Brempt, Dosena, Kempf, Goldaniga; Engelhardt, Da Kunja; Strefeca, Diao, Fadera; Kutrone.
Trajner: Çesk Fabregas
MILAN (4-2-3-1): Menja; Emerson Rojal, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Fofana, Benaser; Pulisiç, Reijnders, Leao; Morata.
Trajner: Serxho Konseisao
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)