VIDEO/ Flamurtari dominon Kukësin dhe ngjitet në vendin e dytë, verilindorët zbresin rrezikshëm në zonën e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 0:08

VIDEO/ Flamurtari dominon Kukësin dhe ngjitet në vendin e dytë, verilindorët zbresin rrezikshëm në zonën e ftohtë

Flamurtari ka bërë një hap të rëndësishëm para në objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar në sezonin e ardhshëm teksa ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Kukësin.

WhatsApp Image 2024-09-17 at 16.18.22

Skuadra vlonjatë e ndërtuar me elementë mjaft cilësore, dominoi sfidën dhe ia doli të shënonte i pari me anë të Oshafit. Por vendasit barazuan me anë të Beshirajt dhe bënë që të rihapej plotësisht ndeshja. Megjithatë, goli në fillimin e pjesës së dytë nga Diavara i dha qetësinë Flamurtarit që të administronte me qetësi ndeshjen duke shkuar drejt fitores që e ngjiti në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë së Parë, në ndjekje të Besës.

Nga ana tjetër, Kukësi zbret në vendin e parafundit në klasifikim dhe kthehet rrezikshëm në një skuadër që lufton për mbijetesën në këtë kategori, vetëm një vit pas rënies nga Superiorja.

KUKËSI 1-2 FLAMURTARI

39′ Beshiraj/ 34′ Oshafi, 47′ Diavara

GOLI I DIAVARA (VIDEO)

GOLI I OSHAFIT (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Jusuf, Beshiraj, Hasaj, Hilaj, Kapllanaj, Baji, Nasir, Metani

Trajner: Emiljano Çela

FLAMURTARI: Frashëri, Bolanos, Pjeshka, Batha, Trashi, Oshafi, Marku, Dos Santos, Diavara, Atanda, Ememe

Trajner: Andrea Agostineli

WhatsApp Image 2024-09-17 at 15.49.39

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"