VIDEO/ Alfred Allamani debuton me fitore në stolin e Kukësit, Pogradeci zhgënjen në transfertë
Kukësi ka mposhtur Pogradecin me rezultatin 3-1.
Ndeshja kishte vlerë për javën e 19-të dhe ishin verilindorët që e nisën vitin 2025 me fitore.
Dopieta e Birçajt në pjesën e parë dhe Sefa në pjesën e dytë bënë që Alfred Allamani të debutojë me fitore. Goli i Kasmollarit nuk mjaftoi ndërkohë për skuadrën e Memës.
Allamani dhe Mema zgjodhën në formacionet startuese 6 lojtarë debutues, 3 te Kukësi (Pecani, Sefa, Badije) dhe 3 te Pogradeci (Zaimi, Berberi, Zguro).
Kukësi mban aktualisht vendin e tetë me 20 pikë, ndërsa Pogradeci renditet i gjashti me 23 pikë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
KUKËSI 3-1 POGRADECI
12′, 41′ Birçaj , 78′ Sefa- 74′ Kasmollari
Golat e Birçajt në pjesën e parë: (VIDEO)
Golat e Kasmollarit dhe Sefës në pjesën e dytë: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
KUKËSI: Dervishaj, Lamellari, Jusuf, Bircaj, Hilaj, Pecani, Dragoshi, Selita, Sefa, Danaj, Badije
Trajner: Alfred Allamani
POGRADECI: Beqiri, Danladi, Sodiq, Shkulaku, Lila, Zaimi, Berberi, Pengu, Zguro, Raza, Panadiç
Trajner: Ardian Mema
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"