VIDEO/ Kukësit nuk i mjafton supergoli i Fadiga, Laçi kualifikohet në çerekfinalen e Kupës
Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3-1. Kështu janë kurbinasit që në shtëpi kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Takimi u zhbllokua me golin e Fadiga në minutën e 20-të. Verilindorët qëndruan të fortë, deri në shtesën e pjesës së parë.
Më pas shënoi fillimisht Tresa dhe Bullari. Ky i fundit nga penalltia. Në pjesën e parë, ishte portieri i kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak dëmtimi.
Në të dytën, Bullari plotësoi dopietën personale. Kështu Laçi bëhet i kualifikuari i parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
LAÇI 3-1 KUKËSI
45+7′ Tresa, 45+10′, 66′ Bullari – 20′ Fadiga
NGJARJET KRYESORE
90+3’ Mbyllet ndeshja me kualifikimin e Laçit.
90’ Akordohen 3 minuta shtesë.
90’ Tre zëvendësime te Laçi. Paulo Silva merr vendin e Lleshit, Ajazi të Bullarit dhe Boçka të Tresës.
88′ Kukësi insiston në mesfushën e Laçit, por rastet konkrete mungojnë nga të dyja skuadrat/
82′ Mjaki ndëshkohet me karton të verdhë te Kukësi.
78’ Nërguti merr vendin e Sefës. Mejdani aktivizohet në vendin e Selitës te Kukësi.
78’ Traore pranë golit të katërt për Laçin. Dervishaj i bllokon rrezen, ndërsa gjuajtja e tij përfundon jashtë.
75′ Lamellari kërkon të rihapë sfidën. Topi përfundon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Biba. (VIDEO)
68’ Kukësi me dy zëvendësime. Sadiq merr vendin e Birçajt, ndërsa Hasanaj të Pecanit.
68’ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë te Laçi.
66’ GOOOL! Laçi 3-1 Kukësi/ Dervishaj ia del të ndalë gjuajtjen e Traore, por Bullari përfiton nga topi i mbetur në zonë dhe plotëson dopietën personale. (VIDEO)
63′ Tresa shfaqet rrezikshëm, pasi Traore i pasoi. Sfera përfundon mbi traun e portës. (VIDEO)
60′ Laçi kontrollon lojën. Asnjë nga portierët nuk has vështirësi.
56′ Traore gjuan, por sfera përfundon jashtë. Dervishaj nis nga fundorja.
53′ Tresa kroson te goditja e dënimit. Ky moment nuk përbën rrezik. Kukësi fiton topin, që u prek me dorë. (VIDEO)
52′ Largohet Hilaj dhe vendin e tij e merr Metani te Kukësi.
46’ Nis pjesa e dytë.
45+10’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 në favor të Laçit.
45+10’ GOOOL! Laçi 2-1 Kukësi/ Bullari përmbys rezultatin me anë të penalltisë. Ishte Tresa që e fitoi më parë. (VIDEO)
45+7’ GOOOL! Laçi 1-1 Kukësi/ Tresa vendos baraspeshën pas një aksioni perfekt nga ana e kurbinasve. (VIDEO)
45+2′ Laçi me tjetër zëvendësim. Largohet Bibo dhe vendin e tij e merr Manellari.
45+1′ Traore provon i vetëm në zonë me kokë. Topi nuk përbën rrezikshmëri.
45′ Akordohen 9 minuta shtesë.
35′-39 Ndërpritet ndeshja nga kryesori për shkak se mungon ambulanca. Pas rikthimit të saj, ndeshja fillon sërish. (VIDEO)
27′-31′ Portieri Molla mbetet i dëmtuar, pas kontaktit me Birçajn. Merr ndihmën e stafit mjekësor, por nuk mund të vazhdojë dhe vendin e tij e merr Biba. Largohet me barelë dhe më pas ambulancë për në spital. (VIDEO)
26′ Portieri Dervishaj ndal Traore. Ky i fundit nuk e shfrytëzon si duhet topin që iu dha në zonë.
22′ GOOOL! Laçi 0-1 Kukësi/ Shtangen kurbinasit. 19-vjeçari Fadiga shënon një supergol. (VIDEO)
19′ Mjaki tenton të gjejë portën e Kukësi. Sfera përfundon jashtë. (VIDEO)
18′ Portierët janë të pashqetësuar në këto minuta.
13’ Bibo provon nga goditja e dënimit. Muri ndal topin, që përfundon te Opeh. Dhe goditja e këtij të fundit devijohet, ndërsa në fund Prodani gjuan jashtë. (VIDEO)
12′ Sfidë e luftuar në mesfushë. Kukësi kërkon të fitojë terren.
7′ Pecani kërkon të befasojë, por portieri Molla është i vëmendshëm te Laçi. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Mosha, Lleshi, Kristian, Opeh, Mjaki, Cena, Bibo, Prodani, Tresa, Traore, Bullari
Trajner: Françesko Moriero
Kukësi: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Jusuf, Birçaj, Hilaj, Pecani, Dragoshi, Selita, Sefa, Fadiga
Trajner: Alfred Allamani
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"