VIDEO/ Partizani “ngec” përsëri, Laçi i vendit të fundit e ndal në javën e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 23:52

VIDEO/ Partizani “ngec” përsëri, Laçi i vendit të fundit e ndal në javën e derbit

Partizani është ndalur në barazim për ndeshjen e dytë radhazi, teksa ka lënë pikë në fushën e Laçit që mban vendin e fundit në renditjen e Superiores.

bandicam 2024-09-16 15-58-57-346

Në një ndeshje shumë të luftuar, por me pak emocione, gjithçka ka ndodhur në fundin e  takimit. Zeka i dha avantazhin të kuqve por pak minuta më vonë ata u arritën nga Ballhysa.

Kështu, Partizani mori vetëm një pikë dhe nuk ia doli që të mbante kreun në një javë të rëndësishme siç është ajo e derbit me Tiranën. Nga ana tjetër, Laçi bëri një lojë të mirë, por nuk ia doli përsëri të gjente fitoren e parë të këtij kampionati ku për momentin gjendet në vendin e fundit.

LAÇI-PARTIZANI 1-1
85′ Ballhysa / 80′ Zeka

NGJARJET KRYESORE

90’+10’ Ndeshja mbyllet në barazimin 1-1.

90’+5’ Bullari ka një mundësi të artë teksa gjuan nga e djathta por ndalet nga Qirko. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

90’+2’ Rrapaj pason për Carën, Kurti largon topin dhe pastaj ka kontakt me sulmuesin i cili rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

90’ Jepen 10 minuta shtesë.

89’ Ouatara ndëshkohet me karton të verdhë.

85’ GOOOL LAÇI! Prodani me një inkursion në të majtën, pason për Ballhysën i cili gjuan dhe gjen golin e barazimit. (VIDEO)

82’ Ballhysa dhe Manellari hyjnë në fushë në vend të Tresës dhe Papës në radhët e Laçit.

80’ GOOOL PARTIZANI! Bintsuka në të djathtën merr fundoren dhe pason te Zeka në qendër ku i vetëm sulmuesi nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)

78’ Gjuajtje ballore e Melos, këtë herë Qirko kontrollon në pozicion.

77’ Melo shfaqet në të majtën, diagonalja e tij drejt shtyllës së dytë nuk gjen rrjetën e portës së Qirkos. (VIDEO)

76’ Taipi dhe Bintsuka hyjnë në fushë në vend të Ismailit dhe Mba në radhët e Partizanit.

75’ Pas rreth pesë minutash ndërprerje dhe qetësimit të situatës në tribunë, gjyqtari Xhaja sinjalizon për rifillimin e ndeshjes.

69’ Loja është e ndalur pasi është goditur me sende të forta nga tribuna një anëtar i stafit të Partizanit në pankinë. (VIDEO)

66’ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Tresës.

63’ Zeka nga jashtë zonës gjuan dhe mposht Dajsinanin. Por topi ndalet nga shtylla dhe më pas largohet nga prapavija e kurbinasve. (VIDEO)

62’ Bullari ndëshkohet me karton të verdhë për Laçin.

61’ Ouatara merr vendin e Myrtës i cili ka dëmtuar dorën gjatë faullit të mëparshëm dhe duhet të largohet nga fusha.

57’ Aksion i shpejtë i Myrtës, Bytyçi e ndal në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me të verdhë.

52’ Partizani më kërkues në minutat e para, loja zhvendoset pranë zonës së kurbinasve.

46′ Nuk ka lëvizje të tjera në pankina, nis pjesa e dytë e takimit

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Melo nis një top të mirë në zonë, askush nuk përfiton para portës së Qirkos.

45’ Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Rrëmujë në zonën e Partizanit, me disa tentativa radhazi të kurbinasve që nuk kalojnë mbrojtësit e të kuqve për të shqetësuar Qirkon. Në fund portieri i të kuqve ndal një gjuajtje të fortë të Bullarit. (VIDEO)

36’ Përplasje të shumta në mesfushë, asnjë nga skuadrat nuk ia gjen të gjejë hapësira për të gjuajtur në portë.

29’ Bullarit i del topi mirë në të djathtën, por gjuajtja e tij është e dobët dhe Qirko pret i vëmendshëm. (VIDEO)

26’ Zeka me të majtën gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon lehtësisht te Dajsinani.

24’ Probleme fizike edhe për Myrtën. Për momentin lojtari i kurbinasve duket se do të vazhdojë ndeshjen.

20-Bullari merr topin në të djathtën, gjuajtja e tij në kufijtë e zonës ndalet nga Sembene.

17’ Zëvendësim i detyruar te Laçi ku Traore i lë vendin Bullarit në fushë.

15’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Zeka lëshon një gjuajtje me të majtën, por gjen përgjigjen e Dajsinanit i cili devijon në këndore. (VIDEO)

15’ Përsëri një duel shpejtësie mes Traore dhe Sembene, Zguro kthehet mbrapa dhe ndihmon prapavijën të largojë rrezikun.

14’ Kurti nis Traore drejt portës, por ai ngatërrohet në kontrollin e sferës dhe Sembene merr kontrollin.

9’ Lojë e ngadaltë nga të dy skuadrat, të cilat nuk ia dalin të shfaqen rrezikshëm në sulm.

5’ Top në thellësi për Carën, Dajsinani del i qetë dhe kontrollon topin.

1′ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Myrta, Kryeziu, Prodani, Melo, Mjaki, Traore, Papa

Trajner: Armando Cungu

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Zeka, Cara, Zguro, Sembene, Hadroj, Mba, Rrapaj

Trajner: Aleksandër Veselinoviç

WhatsApp Image 2024-09-16 at 14.58.20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"