VIDEO/ 1 gol mjafton për 3 pikët, Teuta fiton në transfertën e vështirë të Laçit dhe “zhyt” bardhezinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2024 | 17:55

VIDEO/ 1 gol mjafton për 3 pikët, Teuta fiton në transfertën e vështirë të Laçit dhe “zhyt” bardhezinjtë

Teuta ka fituar 0 me 1 në transfertën e vështirë të Laçit. 3 pikë për durrsakët, që u fituan në javën e 7-të me golin e Ledio Beqjas.
bandicam 2024-09-28 17-07-26-510

Situata shfaqet mjaft e keqe te Laçi. Bardhezinjtë mbeten në vendin e fundit me vetëm 3 pikë duke pasur nisjen më të keqe të tyre në vitet e fundit. Në anën tjetër Teuta është aktualisht në vendin e katërt.

WhatsApp Image 2024-09-28 at 15.28.13

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

LAÇI 0-1 TEUTA

40′ Beqja

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet ndeshja.

90+3′ Topi i goditur nga Lima nuk ka forcën e duhur për të përfunduar në rrjetë. Tafas tregon siguri. (VIDEO)

90+2′ Karton i verdhë për një nga anëtarët e stafit të Laçit, që po protestonte pasi priste më shumë minuta shtesë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt.

87′ Shtylla ndihmon Teutën. Pranë golit Laçi me Traore, pasi Tafas ishte i “dorëzuar”. (VIDEO)

83′ Zëvendësim dhe nga Teuta. Torraj merr vendin e sulmuesit Nasr.

83′ Largohet Bibo për Bullarin.

80′ Dëmtim për Bibon e Laçit, që merr ndihmën e dy stafeve mjekësore. (VIDEO)

76′ Një rast që jep imazhin e mundësisë së artë te Teuta. Simeu megjithatë ndodhet në pozicion jashtëloje. (VIDEO)

73′ Bibo merr vendin e Enriko Papës, që shfaqet i zhgënjyer pas zëvendësimit nga Armando Cungu.

72′ Kruja tenton me krosim pas faullit në favor të Teutës. Simeu dërgon topin jashtë.

67′ Dy lëvizje nga Edi Martini për Teutën. Largohet Peposhi dhe në lojë aktivizohet Boçi. Po ashtu largohet dhe Toma për Preknicajn.

66′ Ka ritme me kundërsulme nga të dyja skuadrat, por pa u konkretizuar në fund.

51′ Shkakton faull kundër Enriko Papës, Peposhi ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Vila tenton të dyfishojë shifrat, por Dajsinani bën një pritje të bukur. (VIDEO)

47′ Shkakton faull kundër Arlind Kurtit, Rrok Toma ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Starton pjesa e dytë, ka zëvendësim tek Laçi. Futet Ballhysa, largohet Manellari.

45’+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

40’ GOOOL TEUTA 0-1/ Pas një krosimi në zonë, Beqja përfiton nga mos vëmendja e Dajsinanit dhe gjuan me kokë duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO) (VIDEO)

36′ Futbollisti i Teutës gjuan një top nga larg, por sfera devijohet nga mbrojtësi i Laçit. (VIDEO)

34’ Peposhi i jep një top të mirë Nasr, ky i fundit tenton të gjejë rrjetën por sfera përfundon mbi traversë. (VIDEO)

31’ Lloci tenton të godasë me të majtën, por gjuajtja bllokohet nga mbrojtja e Laçit.

27’ Mjaki harkon një top fantasik në zonë dhe aty gjen Melon, i cili gjuan drejt portës por Tafas është i pakalueshëm. (VIDEO)

23′ Opeh nuk ia del të vazhdojë lojën, zëvendësohet nga Lima da Silva.

18’ Kryeziu harkon nga goditja e dënimit, Kurti tenton të gjuajë drejt portës por ndalet nga portieri Tafas. (VIDEO)

15′ Papa ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Beqajt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

8′ Minuta të qeta deri tani, me asnjë rast nga skuadrat.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Opeh, Prodani, Papa, Manellari, Kryeziu, Tresa, Melo, Traore.
Trajner: Armando Cungu

TEUTA: Tafas, Kruja, Simeu, Kotobelli, A.Peposhi, Beqja, Lloci, E.Vila, E. Peposhi, Toma, Nasr.
Trajner: Edi MartiniWhatsApp Image 2024-09-28 at 15.28.00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"