VIDEO/ Juventusi “abonohet” me barazimet, Rebiç iu djeg festën në minutën e 93-të
Juventusi duket si është “abonuar” me barazimet, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi baraspeshën e tetë në 14 javë kampionat. Bardhezinjtë e Tiago Motës, nuk shkuan më shumë se rezultati 1-1 në transfertë ndaj Leçes së Ylber Ramadanit, në sfidën që rezervoi fund dramatik.
“Zonja e Vjetër” ishte duke udhëhequr deri në minutën e 90+2, pas golit të Kambiasos i ndihmuar edhe nga devijimi, ndërkohë që për t’iu prishur festën bardhezinjve mendoi Ante Rebiç në minutën e 93-të, duke tundur rrjetën e Perin.
Për sa i përket Ramadanit, mesfushori i Kombëtares qëndroi në fushë 75 minuta, duke u zëvendësuar më pas nga Kaba.
Në 14 javë, Juventusi ka siguruar 26 pikë duke u renditur në vendin e gjashtë. Sfidën e radhës skuadra e Motës e luan në shtëpi ndaj Bolonjës.
FT: LEÇE-JUVENTUS 1-1
Rebiç 90+3′ / Kambiaso 68′
GOLI I REBIÇ: VIDEO
GOLI I KAMBIASOS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"