LIGA E EUROPËS/ Bullgarët bëjnë surprizën në fushën e Lacios, Bilbao i bashkohet ne krye. Hap i gabuar i Beshiktashit dhe Gallatasarajit
Ndeshjet e pasdites në Ligën e Europës kanë shënuar ndalesën e parë të Lacios në këtë edicion, ku bardhekaltrit italianë kishin fituar deri tani çdo përballje. Ata janë ndalur në shtëpi nga Ludogorets e cila e kthyer plotësisht në mbrojtje, i ka rezistuar deri në fund italianëve duke i shkëputur një pikë.
Nga ky rezultat ka përfituar Atletik Bilbao, i cili me fitoren e pastër 3-0 ndaj Elfsborg, i është bashkuar Lacios në kuotën e 13 pikëve në kryesim.
Nuk ka përfituar ndërkohë Gallatasaraj, që është ndalur në barazimin 1-1 përballë AZ Alkmar. Më keq ka bërë skuadra tjetër turke, Beshiktashi, që është mundur me rezultatin 3-1 në mënyrë të papritur në fushën e vet përballë Makabi Tel Aviv.
REZULTATET
ANDERLEHT – PORTO 2-2
52′ Degref, 86′ Amuzu / 24′ (p) Galeno, 83′ Vieira
ATLETIK BILBAO – ELFSBORG 3-0
6′ Boiro, 24′ Prados Diaz, 53′ Guruzeta
AZ ALKMAR – GALLATASARAJ 1-1
2′ Mijnans / 45′ Osimhen
BESHIKTASH – MAKABI TEL AVIV 1-3
38′ Rafa Silva / 23′ Kaniçovski, 45’+4′ Peretz, 81′ Ueslei Patati
DINAMO KIEV – VIKTORIA PLZEN 1-2
90’+5′ Kabaev / 53′ Vidra, 90′ Shulc
LACIO – LUDOGORETS 0-0
KARABAK – OLIMPIK LION 1-4
87′ (p) Zhuninjo / 15′, 80′ Mikautadze, 63′ Toliso, 68′ Fofana
FK RFS – PAOK 0-2
2′ Despodov, 60′ Shalov
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"