VIDEO/ Tre gola të anuluar dhe tre shtylla, Interi dominon por barazon në derbin me Milanin vetëm në minutat shtesë
Milani dhe Interi janë ndarë në barazimi 1-1 në derbin e luajtur sot në Serinë A, në një ndeshje dramatike mes dy skuadrave.
Zikaltrit ishin ata të cilët dominuan sfidën, duke kërkuar më shumë golin teksa panë t’u anuloheshin dy të tillë në pjesën e parë. Nga ana tjetër, Milani ishte në pritje të momentit të duhur dhe e gjeti atë me Reijnders në minutën e fundit të pjesës së parë për të siguruar avantazhin.
Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo, me Interin kërkues që pa t’i anulohej një tjetër gol, ndërsa me radhë goditi shtyllën me Bisek, Turam e Dumfris. Por në fund, edhe zikaltrit ia dolën të festonin, kur në shtesë De Vraj shënoi golin e barazimit, duke bërë që ky derbi të paktën të mos mbyllej me humbje.
MILAN-INTER 1-1
45′ Reijnders / 90’+3′ De Vraj
NGJARJET KRYESORE
90’+6’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+3’ GOOOL INTERI! Harkim në zonë nga e djathta për Zalevskin, i cili e kthen te De Vraj. Mbrojtësi tund rrjetën dhe barazon shifrat. (VIDEO)
90’+2’ Dumfris ka një tjetër mundësi për të shënuar, sfera devijohet nga Menja i cili shpëton portën.
90’+1’ Përsëri shtyllë e Interit! Këtë herë është Dumfris ai i cili ndalet nga shtylla pas gjuajtje së tij drejt katërkëndorit. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
89’ Kamarda merr topin në mesfushën kundërshtare, i afrohet zonës dhe gjuan por sfera kalon mbi traversë.
86’ Gabia dhe Çukvueze hyjnë në fushë në vend të Leaos dhe Pulisiç.
82’ Turam është përsëri i pafat, teksa këtë radhë me këmbë godet edhe një herë shtyllën e portës së Milanit. (VIDEO)
78’ Kamarda dhe Terraçiano hyjnë në fushë në vend të Abraham dhe Musah në radhët e Milanit.
76’ Zëvendësimet e fundit për Interin, me Zalevskin dhe Fratezin që hyjnë në fushë në vend të Dimarkos dhe Mkhitarjan.
75’ Situata zhvendoset në anën tjetër me Mkhitarjan i cili gjuan por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)
74’ Reijnders ka mundësinë të gjuajë në portë, por çon topin në duart e Zomer. (VIDEO)
73’ Turam tenton të shpërthejë në zonë në krahun e djathtë, Teo Hernandez e ndal në mënyrë perfekte. (VIDEO)
67’ Goditje këndi e Interit, Bisek devijon sferën por ajo ndalet nga shtylla e portës së Menja. (VIDEO)
63’ Lautaro Martinez sheh t’i anulohet një tjetër gol, këtë radhë për një faull të Dumfris ndaj Teo Hernandez (VIDEO).
63’ Çalhanollu, Pavard dhe Bastoni lënë fushën e lojës duke i bërë vend Bisek, Zielinski dhe Karlos Augusto te Interi.
61’ Dimarko shfaqet në anën tjetër në zonë, por gjuajtja e tij është e lehtë për Menja.
60’ Drithërima në portën kuqezi pasi topi i harkuar nga Pulisiç në këndore kalon mes shumë lojtarëve që nuk ia dalin ta shtyjnë në rrjetë. (VIDEO)
59’ Hernandez nga e majta hyn në zonë dhe ka hapësirë për të gjuajtur, një devijim i Dumfris sjell këndoren për kuqezinjtë.
56’ Në zhvillimin e goditjes nga këndi, De Vraj gjuan me kokë, por nuk gjen portën falë edhe një devijimi të Tomorit.
54’ Barela depërton mes lojtarëve kuqezinj, por as nuk pason e as nuk gjuan siç duhet në kufijtë e zonës, duke fituar vetëm një këndore.
47’ Lautaro ka topin në zonë e provon të gjejë rrjetën, Menja me vështirësi me këmbë largon rrezikun. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me ndryshim te Milani, ku Himenez merr vendin e Benaser.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 për Milanin.
45’ GOOOL MILANI! Kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve me Leaon i cili nga e majta pason në qendër, Zomer devijon por lë topin te Reijnders i cili tund rrjetën. (VIDEO)
38’ Predhë e Reijnders nga e djathta, Zomer fluturon dhe devijon sferën në këndore. (VIDEO)
33’ Lautaro Martinez tund rrjetën pas një pasimi të Barelës, por edhe këtë radhë anulohet goli pasi mesfushori është në pozicion jashtë loje. (VIDEO)
31’ Krosim në zonë nga e djathta e sulmit zikaltër, Lautaro gjuan në shtyllën e parë por nuk ka këndin e duhur për të rrezikuar Menja.
24’ Protesta të Milanit për një penallti pas një rrëzimi të Leaos në zonë, por aksioni është i pavlefshëm për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
12’ Barela provon nga jashtë zonës, Menja është i vëmendshëm dhe pret topin. (VIDEO)
7’ Dimarko tund rrjetën pas një aksioni të shpejtë zikaltër, por goli anulohet për pozicionin jashtë lojë të Lautaro Martinez. (VIDEO)
5’ Interi provon me një goditje nga këndi, mbrojtja kuqezi largon duke mos lejuar gjuajtje drejt portës.
1’ Nis dueli në “San Siro”.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-3-3): Menja; Uoker, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez; Musah, Benaser, Reijnders; Pulisiç, Abraham, Leao.
Trajner: Serxho Konseisao
INTER (3-5-2): Zomer; Pavard, De Vraj, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Lautaro.
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)