VIDEO/ Milani feston për 3 minuta në Ligën e Kampioneve, por Liverpuli e përmbys me spektakël në ”San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2024 | 0:10

VIDEO/ Milani feston për 3 minuta në Ligën e Kampioneve, por Liverpuli e përmbys me spektakël në ”San Siro”

Liverpuli i ka dhënë një leksion Milanit në “San Siro” duke fituar me përmbysje 3-1 ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve në atë që ishte supersfida e ditës së parë të turneut.

asddsadsassadsaasds

Kuqezinjtë kërkonin fitore para tifozerisë së tyre dhe e nisën mirë duelin me një gol të shpejtë të Pulisiç që në minutën e3-të. Por më pas ishin anglezët që morën kontrollin e lojës duke vendosur shpejt baraspeshën me Konate. Van Dajk më pas përmbysi rezultatin teksa Salah goditi dy herë traversën e portës së Menja.

Szobozslai shtoi edhe golin e tretë dhe mbylli çdo diskutim për këtë sfidë, duke i dhënë një goditje kuqezinjve përballë tifozëve të tyre të cilët dolën të pakënaqur nga stadiumi duke vërshëllyer skuadrën italiane.

MILAN-LIVERPUL 1-3
3′ Pulisiç / 23′ Konate, 41′ Van Dajk, 67′ Szoboszlai

NGJARJET KRYESORE.

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Liverpulit.

90’+7’ Abraham nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë por topi ndalet në shtyllën e Alison. (VIDEO)

88’ Në vijimin e një goditje këndi, Gabia provon me një gjuajtje me kokë, pa gjetur shënjestrën (VIDEO)

84’ Teo Hernandez tenton të shkurtojë diferencën me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës së Allison. (VIDEO)

67’ GOOOL LIVERPULI! Një kundërsulm i shpejtë nga e majta e sulmit finalizohet nga Szoboszlai i vetëm para portës. (VIDEO)

60’ Milani kërkon penallti për një prekje të topit me dorë në zonën e Liverpulit, por gjyqtari nuk e mendon njëlloj dhe ndëshkon me të verdhë trajnerin Fonseka për protesta. (VIDEO)

52’ Menja del duke qarë nga fusha e lojës, në vendin e tij është 19-vjeçari Torriani. (VIDEO)

48’ Zhota shfaqet para Menja, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i cili dëmtohet dhe kërkon ndërrim. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e supersfidës pa ndryshime mes skuadrave.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Liverpulin.

45’+4’ Gakpo në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje të fortë, Menja devijon në këndore. (VIDEO)

41’ GOOOL LIVERPULI! Një tjetër goditje këndi sjell golin e radhës për anglezët, me Van Dajk i cili me kokë çon topin në rrjetë. (VIDEO)

40’ Salah niset në kundërsulm dhe nga një pozicion i favorshëm tenton portën, Menja devijon duke shpëtuar kuqezinjtë. (VIDEO)

39’ Gakpo tenton nga distanca, gjuajtja e tij ndalet në duart e Menja. (VIDEO)

30’ Përsëri traversë nga Salah! Sulmuesi egjiptian është i pafat teksa i mohohet për herën e dytë festa e golit. (VIDEO)

26’ Zhota ka mundësinë e artë për të kaluar menjëherë në avantazh ekipin e tij me një inkursion në krahun e majtë, por gjuajtja e tij gjen vetëm pjesën e jashtme të shtyllës në të djathtë Menja. (VIDEO)

23’ GOOOL LIVERPULI! Pas një goditje këndi, Konate me kokë mposht mbrojtësit kuqezi dhe portierin Menja. (VIDEO)

17’ Traversë e Salah! Ylli i Liverpulit gjen hapësirën në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje që mposht Menja, por ndalet nga traversa. (VIDEO)

3’ GOOOL MILANI! Start i rrufeshëm i kuqezinjve me Pulisiç i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme duke i dhënë avanatzhin skuadrës. (VIDEO)

1’ Nis dueli në ”San Siro”.

sdfdsffdsdsdsfdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"