VIDEO/ Fitore dramatike për Milanin, kuqezinjtë i shpëton VAR-i në shtesë ndaj rivalëve në kampionat
Milani i është kthyer fitoreve në kampionat, duke mposhtur jo pa vuajtje Udinezen në “San Siro” në një ndeshje ku i shpëtoi VAR-i në minutat e fundit të duelit.
Fonseka kishte bërë lëvizje të guximshme duke lënë në stol Abraham, Tomori e Leaon. Dhe në fillim u duk se kishte pasur të drejtë, pasi Ccukvueze gjeti shpejt golin e avantazhit. Por pak minuta më vonë Rejnders prishi gjithçka duke u ndëshkuar me karton të kuq, duke lënë në disavantazh numerik ekipin e tij.
Kjo bëri që Udineze të zgjohej dhe të kishte edhe ajo rastet e saj, me një gol të anuluar në fundin e pjesës së parë. Në të dytën, të dy skuadrat kishin mundësi të shënonin dhe në shtesën e takimit ishte Udineze që gjeti rrjetën me Kabasele. Por përsëri ishe VAR-i që ndërhyri duke e anuluar këtë gol për pozicion jashtë loje, për t’i dhënë një frymëmarrje kuqezinjve.
Më këto tre pikë, ato kthehen përsëri në ndjekje të skuadrave të kreut, duke kaluar tashmë me një pikë pikërisht Udinezen e cila është shfaqur një skuadër me pretendime në javët e para të Serisë A.
MILAN-UDINEZE 1-0
13′ Çukueze
Goli i Çukueze: (VIDEO)
Kartoni i kuq nga Reijnders: (VIDEO)
Goli i anuluar për Udinezen: (VIDEO)
Goli i anuluar i Kabasele: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Milan (4-2-3-1): Menja; Emerson Rojal, Çau, Pavloviç, Terraçiano; Rejnders, Fofana; Çukvueze, Pulisiç, Okafor; Morata.
Trajner: P. Fonseka
Udineze (3-5-2): Okoje; Kabasele, Bijol, Ture; Ehizibue, Lovriç, Karlstrom, Zarraga, Zemura; Iker Bravo, Luka.
Trajner: K. Runjaic
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"