VIDEO/ Një mbrojtës zgjidh telashet e Partizanit para portës, të kuqtë mundin Bylisin dhe ngjiten në kryesim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2024 | 23:47

VIDEO/ Një mbrojtës zgjidh telashet e Partizanit para portës, të kuqtë mundin Bylisin dhe ngjiten në kryesim

Partizani ka siguruar sot për herë të parë në këtë sezon kreun e Superiores, teksa ka mundur me shifrat 1-0 Bylisin.

bandicam 2024-10-05 19-03-10-261

Të kuqtë kanë triumfuar në “Arenën e Demave” në një ndeshje ku sulmi la për të dëshiruar duke shfaqur përsëri të njëjtat probleme me finalizimin. Për t’i dhënë një tjetër buzëqeshje Partizanit ka menduar një ish, mbrojtësi Preka, i cili pas një goditje këndi gjeti golin me kokë që mjaftoi për tre pikët e skuadrës kryeqytetase që ngjitet në krye, teksa lë Bylisin në zonën e rrezikshme në renditje.

PARTIZANI 1-0 BYLIS
71′ Preka

NGJARJET KRYESORE:

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit. 

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Qirko i dhuron sferën ballshiotëve, por pastaj korrigjon gabimin duke ndalur një gjuajtje të Gjatës brenda zonës. (VIDEO)

86’ Partizani largon nga fusha Mba dhe Rrapajn, duke aktivizuar Shanajn dhe Koten.

83’ Një tjetër goditje këndi sjell rrezikun e radhës për Bylisin. Goditja me kokë e Bytyçit ndalet nga shtylla dhe sfera shkon në duart e portierit Beqaj. (VIDEO)

82’ Në një goditje këndi, Preka tenton përsëri me kokë, por nuk gjen portën.

80’ Ualison i lë vendin Peraltas në radhët e Bylisit.

79’ Pas një goditje këndi të harkuar në zonë, Beqaj ia del të devijojë por pa larguar mirë sferën. Megjithatë janë mbrojtësit që largojnë rrezikun.

76’ Zeka dhe Cara i lënë vendin Kekos dhe Bintsuka te Partizani. Ndërkohë janë Gjata dhe Treni të cilët aktivizohen në vend të Kasajt dhe Ruçit në radhët e Bylisit.

71’ GOOOL PARTIZANI! Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Preka gjuan me kokë dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

65’ Sulovari gjuan nga distanca, sfera shkon jashtë katërkëndorit të të kuqve. (VIDEO)

62’ Kasaj ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Hadrojt.

57’ Taipi merr vendin e Mehmetit në radhët e Partizanit.

54’ Cara merr një pasim në zonë por vonohet në gjuajtje. Sfera shkon te Ismaili i cili gjuan jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për shkak të pozicionit jashtë loje të sulmuesit të Partizanit.

53’ Lojë pa ide për të dy skuadrat të cilat nuk arrijnë të krijojnë aksione të rrezikshme.

46’ Skuadrat kthehen në fushë pa ndryshime të tjera duke rifilluar pjesën e dytë të ndeshjes.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Cara përsëri nga e majta gjen korridorin për pasimin te Rrapaj, por ky i fundit ndalet nga Kasaj në momentin e gjuajtjes.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

41’ Cara nga e majta nis sferën mirë në qendër për Zekën i cili gjen përgjigjen e Beqajt. Ky i fundit bën një tjetër mrekulli ndaj Mba duke shmangur një gol të sigurt. (VIDEO)

37’ Edhe Bylisi mundohet të rrezikojë me një goditje këndi të harkuar në zonë. por Qirko grushton i vëmendshëm.

36’ Cara merr topin në të majtën dhe pason në qendër për Mba, i cili është dukshëm në pozicion jashtë loje dhe bën të pavlefshëm kundërsulmin.

33’ Mahmuti dhe Sulovari hyjnë në fushën e lojës në vend të Gabriel dhe Papës, me të dy lojtarët e Bylisit që kanë probleme fizike.

30’ Pas një goditje nga këndi, Mehmeti provon me kokë por mbrojtja ballshiote largon rrezikun.

27’ Igor tenton nga distanca me një gjuajtje të befasishme që kalon mbi traversë pas një devijimi të Qirkos. (VIDEO)

24’ Mba është i vetëm para portës por gabon me gjuajtjen e tij duke çuar topin jashtë. (VIDEO)

21’ Cara nga e majta tenton të harkojë në zonë, sfera devijohet nga Papa që rrezikon autogolin. Nga ana tjetër është Hadroj i cili harkon në zonë duke çuar topin në duart e portierit.

3′ Bylis ndërton një sulm nga e djathta, që thuhet në fund prej mbrojtjes së Partizanit.

1′ Nis ndeshja.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Qirko, Bytyçi, Preka, Sembene, Hadroj, Ismaili, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Cara, Mba.

Trajner: A. Veselinoviç

BYLIS: Beqaj, Gabriel, Bruno, Papa, Abazaj, Kasaj, Përgjoni, Uendel, Henrike, Ruçi, Ualison

Trajner: N. Dede

ss

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"